Film dokumentar për Maksutajn

Kickboksieri kosovar, Azem Maksutaj të premten në Prishtinë ka promovuar filmin-dokumentar kushtuar jetës së tij, që titullohet ‘Being Azem’. Ky dokumentar është punuar në Zvicër, aty ku edhe jeton Azem Maksutaj.
Në shtetin helvetik është shfaqur edhe premiera e këtij filmi më 25 shkurt. Ndërsa në Prishtinë filmi i kampionit të shumëfishtë botëror në thaibox do të shfaqet prej muajit qershor.
‘Being Azem’ është film-dokumentar në të cilin pasqyrohet jeta e Azem Maksutaj, i cili si një djalosh i zakonshëm nga Kosova arrin të bëhet njëri prej kickboksierëve më të mirë në botë.
“Në filmin-dokumentar shfaqet historia e një shqiptari që ka emigruar jashtë vendit, i cili përmes kickboksit arrin të bëhet hero, edhe pse karrierën e ka nisur nga zeroja. Me këtë film kam treguar se jemi një komb që kemi vlera dhe se duhet të na respektojë e gjithë bota”, ka thënë Maksutaj në një konferencë për media të mbajtur të premten në Prishtinë.
Maksutaj tha se filmi i tij po pëlqehet nga opinioni edhe në Zvicër, derisa theksoi se ‘Being Azem’ do të fillojë të shfaqet edhe në kinematë e vendeve tjera evropiane.
Filmi-dokumentar ‘Being Azem’ zgjat 86 minuta, ndërsa regjisorë të tij janë Nicolo Settegranan e Tomislav Mestroviç.
34 vjeçari Maksutaj ka prejardhje nga Deçani, por jeton e vepron në Zvicër. Gjatë karrierës, ai ka fituar 14 tituj të kampionit botëror në thaibox në versione të ndryshme.