Mobilizohet Kosova (V)
Me gjithë problemet e ndryshme dhe krizën financiare nëpër të cilën kaloi, Kosova e Vushtrrisë është mobilizuar dhe ka bërë të gjitha përgatitjet për stinorin pranveror.
Klubit bardh e kaltër i janë rikthyer thuajse të gjithë futbollistët, të cilët ishin liruar pas pakënaqësive që kishin shprehur me mosmarrjen e pagave për muajin dhjetor të vitit 2009 dhe janarit të këtij viti.
Skuadrës vushtrriase i është rikthyer portieri Burim Sadiku, Istrefi dhe Armend Zabërxha. Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, në klubin bardh e kaltër do të rikthehen edhe Xhavit Mehmeti e Bekim Musliu.
“Përveç Xhavit Mehmetit dhe Bekim Musliut, të gjithë të tjerët janë në ekipin tonë. Mirëpo, edhe këta dy i kanë dyert e hapura për t’u rikthyer dhe me gjasë do të rikthehen, sepse kam informacione se nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje me klube tjera. Andaj janë të mirëseardhur edhe Mehmeti e Musliu”, deklaroi për Express nënkryetari i klubit, Fadil Krasniqi.
Ndërsa, sipas tij, edhe mesfushori Argjend Mustafa do ta bartë fanellën e Kosovës (V), pasi ishte huazuar nga skuadra e FC Prishtinës, të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Para dhjetë ditëve ky klub e ka emëruar trajner Agron Selmanin. Ai beson se me rikthimin e lojtarëve të lartpërmendur, Kosova (V) do ta ketë më ë lehtë ta arrijë synimin – mbetjen në Superligë.
“Kur kam marrë postin e trajnerit, nuk kam pasur presion nga zyrtarët e klubit rreth objektivave. Mirëpo, ne po punojmë mirë dhe jemi duke e kompozuar ekipin. Me ardhjen e këtyre lojtarëve do të komponohet edhe më mirë ekipi dhe besoj fuqishëm se, me një angazhim gjithëpërfshirës të klubit, do të mbesim në Superligë”, deklaroi Selmani për Express.
Bardh e kaltrit, të cilët të enjten janë kthyer nga faza përgatitore e mbajtur në qytetin bregdetar të Durrësit, sezonin vjeshtor e kanë përmbyllur në vendin e fundit me 14 pikë të tubuara, sa ka edhe Vëllaznimi.