Fiton Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është fituese e turneut ‘Adem Jashari’, i cili është zhvilluar të premten mbrëma në Prishtinë në kuadër të manifestimit tradicional ‘Epopeja e UÇK-së’, që mbahet më 5, 6 dhe 7 mars, kushtuar rënies heroike të familjes Jashari dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur në finale përzgjedhjen e Malit të Zi me rezultat 6:2. Tri gola për Kosovën në këtë takim i ka shënuar Ramadan Alaj, kurse nga një gol e kanë realizuar Azem Brahimi, Mentor Mejzini dhe Suad Keçi. Duhet theksuar se tri gola ekipi kosovar i ka realizuar në minutën e fundit të takimit. Ndërsa dy golat për ekipin malazez i ka shënuar Alexander Bozoviç.
Trofeun e më të mirit kapitenit të ekipit kosovar, Suad Keçi, ia ka dorëzuar Fadil Vokrri dhe përfaqësuesi nga familja Jashari, Lulëzim Jashari.
Kosova ka arritur në finale, pasi në ndeshjen gjysmëfinale e ka mposhtur reprezentacionin e Shqipërisë me rezultat 4:2. Kurse përzgjedhja e Malit të Zi në gjysmëfinale ka fituar ndaj ekipit tetovar nga Maqedonia, me rezultat 3:1.
Futbollisti më i mirë i turneut është shpallur Suad Keçi, kurse golashënuesi më i mirë është shpallur Ramadan Alaj, të dy këta anëtarë të ekipit kosovar. Malazezi Millosh Radulloviç është zgjedhur portieri më i mirë, kurse epiteti i klubit më fair-play i ka takuar Seeu.
Ky eveniment është mbajtur nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe është organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Kjo është hera e parë që ky turne është mbajtur në futsall, pasi viteve të kaluara zhvillohej në futboll të madh. Ndërkohë, zyrtarët e FFK-së kanë paralajmëruar se në muajin qershor do ta organizojnë turneun ‘Adem Jashari’ në futboll të madh, në të cilin do të ftohen skuadra të huaja atraktive.