E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në burg për ndërhyrje të ashpër

Mark Chapman është bërë futbollisti i parë në histori të futbollit britanik që është dënuar me burg, për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një futbollisti tjetër. Qendërsulmuesi Chapman, 20 vjeç, e qëlloi mbrojtësin e majtë Terry Johnson (26) duke ia thyer këmbën në dy vende dhe duke shuar mundësinë e rikthimit në fushë.

Ndërhyrja u bë në sekondat e fundit të ndeshjes, kur ekipi i Chapmanit, Long Lawford ishte duke humbur 3-1 nga Wheeltappers në ndeshjen e Sunday League (ligë amatore). Chapman është dënuar me gjashtë muaj burg të mërkurën në gjykatën Warwick Brown, pasi është shpallur fajtor për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.

Viktima e tij, Johnson, ka thënë: “Më ka shkatërruar jetën. Kurrë nuk do të mund të luaj përsëri futboll. Ai e meritoi dënimin”. Pas ndërhyrjes, Johnson, i cili është elektricist, nuk ka qenë në gjendje të punojë dhe të përkrahë gruan e tij Lydia Adams, 24 vjeçe, dhe vajzat e tij Ruby (4) dhe Eliza (3).

“Ishte sikur të ju godas treni. Më kujtohet krisma dhe dhimbja në këmbë. Doktorët më kanë thënë se nevojiten 18 muaj për t’u rikuperuar”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›