“Tri gra” në rrëfimin tokësor...
14/12/2008 Një atmosferë gati mitike dhe njëkohësisht shumë natyrore: një pyll, bar e gjethe të rëna, çarçafë të bardhë dhe tinguj apo goditje telash violine. Brenda këtij realiteti ëndërror ndjesish, historitë e tri grave, forma e qenies femërore në konfliktin e përjetshëm të të qenit vetvetja me dëshirat e realizuara dhe të të qenit nëna, apo gruaja me rol të mirëpërcaktuar nga të tjerë dhe për të tjerë...
Megjithatë, vepra e Silvia Plath nuk është thjesht dhe vetëm një pjesë për këtë konflikt. Ajo vjen më se njerëzore, e brishtë, e vërtetë dhe po për këtë mbase paksa e trishtë.
E ngjitur premierë në sallën e Akademisë së Arteve, me ide dhe regji të Ema Andreas, poema radiofonike e Silvia Plath rrëfeu përmes intimitetit “Tri gra” në fatin, pikëpyetjet dhe ndjesitë e tyre.
Yllka Mujo, Ema Andrea dhe Loredana Gjeçi sollën për publikun kryeqytetas poemën e Plath të transmetuar për herë të parë nga BBC në vitin 1962.
“Tri gratë” u përpoqën të komunikonin në monologun e tyre përmes një kompleksiteti të thellë dhe përvojës së të qenit grua në një çast të veçantë të jetës së tyre: gjatë shtatzënisë. Ato takohen në maternitet - vendtakim më tepër konvencional, i thithshëm për shkak të historisë. Me detaje të sjella në mënyrë interesante dhe gjetje të veçanta, këto gra e përjetojnë mëmësinë në mënyrë të ndryshme.
Një prej tyre (Yllka Mujo) e pranon dhe e dëshiron ekzistencën e fëmijës. Për të është i natyrshëm ky çast dhe ajo ndihet si vetë toka, në procesin e saj të ngadaltë. Duke dashur të meditojë për djalin e vogël, të mbështjellë ende në pelena të bardha, ajo vëren se nuk e do një bir të jashtëzakonshëm: ...Është e jashtëzakonshmja që zgjon kureshtjen e djallit/, është e jashtëzakonshmja që ngjitet në kodrinën e dhimbjes/, ose ulet në shkretëtirë dhe plagos zemrën e së ëmës/.... Kjo është gruaja tokësore, e harmonishme me atë që është dhe ndryshimet që pëson në trupin dhe psikikën e saj.
Gruaja tjetër (Ema Andrea) nuk ndihet gati për këtë akt dhe e aborton fëmijën. Në monologun e saj ka më shumë dhimbje, përndjekje të fajit, që përpiqet ta justifikojë, dhe ndjesi mungese, e shoqëruar me ngacmimin e asaj që mbetet gjithmonë si një njollë brenge. Në vetëbisedimin e saj gjatë rrëfimit është i dukshëm dhe një burrë, apo hija e tij, bashkëfajtorë për humbjen e fëmijës: ...Nuk i hodha sytë, por prapë fytyra ishte aty/, fytyra e të palindurit, që i donte perfeksionet e veta/, fytyra e të vdekurit, që mundej të ishte vetëm perfekte/ në paqen e saj të kthjellët, që vetëm kështu mund të mbetej e shenjtë/, dhe kishte mandej fytyra të tjera/, ...fytyrat pa fytyrë të burrave të rëndësishëm/.
Jeta e zhveshur në format e saj jepet përmes vargjeve të Plath në ndarjen tepër të hollë e shpesh të padukshme që ajo ka me vdekjen. Me lidhjen që këto të dyja kanë me qenien femërore, por për ta perceptuar këtë jo si disfatë, por thjesht njohje, pranim.
Gruaja e tretë (Loredana Gjeçi) është ajo që braktis fëmijën e vet, edhe pse e sjell në jetë. Ndërsa largohet, ajo e përshkruan veten si një plagë që po del nga spitali, e cila po lë atje shëndetin e saj... Dhe bashkë me të po lë dikë që do të donte të ngjitej pas saj: ...Ajo është një ujdhesë e vogël, e përgjumur dhe e qetë/, unë jam një anije e bardhë, që fishkëllen: “Lamtumirë, lamtumirë!”/, Dita është përshkënditësh. Është krejt në zi/, ...të pakta janë gjërat për t’u futur në valixhe/, janë rrobat e një gruaje trashaluqe, që s’e njoh/, është krehri im, furça. Është një zbrazëti/. Papritur jam kaq e brishtë. Jam një plagë që del nga spitali/....
Në të tria këto gra ndihet vetë Siliva Plath dhe përvojat e saj. Shkrimtarja dhe poetja e njohur amerikane kishte provuar të abortonte e të ndiente dhimbjen e këtij akti, të lindte fëmijë, të cilët i donte e prej të cilëve shpesh kishte dhe ndjesinë e “burgimit” e më pas t’i braktiste ata, pas vetëvrasjes së saj në një moshë shumë të re.
Një tekst filozofik e njëkohësisht realist, që ia vlen të përcillet për vetë mënyrën e eksplorimit në skutat shpirtërore dhe mënyrën e mendimit. Një tekst që për këtë shijohet më mirë vetësishëm, në një mënyrë personale dhe vetjake, por u duk se mbase nuk u përthith dhe aq nga shumica e të pranishmëve në premirën e shfaqjes, deri diku edhe për mungesë të afrisë apo përvojës që përgjithësisht ka në Shqipëri me teatrin poetik.