Filmat e animuar, fonde të pamjaftueshëm
Dikur nё Shqipёri prodhoheshin 16 filma tё animuar e ndёrsa nё vitin 2010- tё janё prodhuar vetёm tre filma tё tillё. Sipas regjizorit dhe producentit Artan Maku pёr kёtё kadegori filmi, akordohen fonde tё pamjaftueshme. Ndёrkohё qё pёr vitin 2011 janё miratuar financimi i dy filmave nga Kёshilli Miratues i Projekteve nё qёndrёn kinematografike por akoma nuk ёshtё nёnshkruar kontrata pёr kalimin e fondeve.
Në politikat e filmit të animuar, është edhe bashkërealizimi i filmave me kompanitë e huaja. Një sukses i tillë ishte bashkëpunim i “Ert”-“Time Lapse Pictures Hellas” dhe “Maku Production”, në realizimin e filmit të animuar “Esenca e Jetës” me regjisor Jani Zhonga. Filmi i parё i animuar nё Shqipёri ёshtё “Zana dhe Miri” njё realizim i vitin 1975.