E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vallëtarja Cingu, së shpejti me një koncert recital

Vallëtarja e mirënjohur e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore Liljana Cingu do të mbajë një koncert recital në “Teatrin e Operas dhe Baletit” në datë 8 shkurt. Ky koncert i shumë pritur për vallëtaren dhe solisten Cingu vjen me rastin e 40 viteve karrierë dhe 60 vjetorin e saj të lindjes.

Dhe pse në këtë moshë ajo sërisht kërcen në Ansamblin me po atë pasion dhe elegancë që e karakterizon. Ajo shprehet se ka vite që e pret këtë koncert recital, të cilin ajo e konsideron si shumë të rëndësishëm për karrierën e saj artistike.

Kërcimtarja Cingu do të sjellë shtatë valle nga të gjitha trojet shqiptare ku do të jetë e shoqëruar nga partneri i saj për shumë vite në skenë Rexhep Celiku.
 

Liljana Cingu është nderuar nga presidenti me urdhërin “Mjeshtër i Madh” për kontributin që jo ka dhënë në vallen shqiptare. Ajo ka marrë pjesë në shfaqje që ka zhvilluar në shumë vende të botës ku edhe janë nderuar me shumë çmime.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›