Filmat më të kërkuar në videotekat e kryeqytetit

Të apasionuarit e kinemasë kanë preferuar gjatë kësaj jave më tepër filmat aksion dhe horror, sipas një vëzhgimi në videotekat e Tiranës. Filmat më të preferuar për këtë javë rezultojnë të jenë: “Domino”, filmi aksion, shkruar nga Richard Kelly, mbi një ngjarjeje të vërtetë, ku luajnë aktorët Keira Knightley, Mickey Rourke, Edgar Ramirez, trajton historinë e Dominos, (protagonistja kryesore), që refuzon jetën e saj të Beverly Hill, si bijë e një aktori të famshëm, për t’u bërë një vrasëse, në ndjekje të kriminelevë më të rrezikshëm të shoqërisë. Ndërkohë që, “Gjuetari i balonave”, bazuar në librin me të njëjtin titull të shkrimtarit afgano-amerikan, Khaleid Hossieni, me interpretimin e aktorëve: Khalid Abdalla, Homayoun Ershadi, Zekiria Ebrahibi, etj, ndjek kryesisht linjën e librit. Të dy djemtë i kalojnë ditët së bashku në Kabulin e qetë, duke luajtur me balona, në shëtitje nëpër rrugët e Kabulit, duke jetuar moshën e tyre, por duke u përballuar me ngjarje të tjera. Po një tjetër prodhim i huaj kinematografik Filmi “Sëeeney Todd”, një triller, musical, me regji të Tim Burton dhe skenar John Logan, ku interpretojnë aktorët: Johnny Depp, Helena Bonham Carter, Alan Rickman, Timothy Spall, Sacha Baron Cohen, Laura Michelle Kelly, Jamie Campbell Bower, Jayne Ëisener. Protagonisti kryesor në film, Johnny Depp, i akuzuar padrejtësisht për disa krime, që nuk i ka kryer, arrestohet dhe çohet në Australi. Por ai pasi arratiset, shndërrohet në një tjetër njeri me emrin Sëeeney Todd. Tani në rrugët e Londrës është një tjetër serial killer, me briskun e berberit në dorë, që nuk harron dhe as nuk fal. “Turistas”, (në shqip “Turistët”), i gjinisë Horror, është një tjetër film shkruar nga Michael Ross, trajton historinë e disa turistëve, që me siguri, do të preferonin më mirë që të vdisnin në aksidentin rrugor në fillim të udhëtimit të tyre, sesa të zbulonin sekretet e tmerrshme, që fsheh rëra e bardhë, xhungla dhe bregdeti tropikal i Brazilit. Ndërkohë që, filmat romantikë më të preferuar janë Ttitanic”, “Sweet November”, “A walk to remember” etj. ...