E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/Gjykimi i një miti para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

“Serbët mitin e kanë si provë kryesore për ta vënë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas të njëjtës logjikë, po të nisemi nga pellazgët, ilirët, dardanët, romakët, bullgarët, sllavët a turqit, atëherë cili mit, apo cila përrallë është më e fuqishme”, ka thënë në një intervistë eksperti i së drejtës ndërkombëtare Fehmi Baftiu

Z. Baftiu, si e vlerësoni procesin e përballjes së Kosovës me Serbinë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?
Dihet se me vetë faktin e njohjes së shteteve të tjera zbatohen të gjitha konventat, deklaratat dhe traktatet ndërkombëtare që i kanë nënshkruara Kombet e Bashkuara mbi territoret e kolonizuar. Mirëpo, Serbia po dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast, meqë sipas aktit final të Helsinkit nuk ka ndërrim kufijsh me dhunë. Shqipëria e nënshkroi Aktin final të Helsinkit edhe pse dikur nuk e pati nënshkruar mu për Kosovën dhe tash i ka dhënë mundësi respektimit të së drejtës ndërkombëtare për ndryshim të kufijve që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës të vendosë për një sugjerim pozitiv. Mirëpo, varet se a do ta zbatojë OKB-ja, apo jo. Më mirë do të thosha gjykimi i një miti para Gjykatës Ndërkombëtare. Në anën tjetër nëse nisemi nga miti, atëherë duhet të nisemi nga pellazgët, ilirët, dardanët, romakët, bullgarët, sllavët, turqit të cilët më së shumti e kanë sunduar këtë territor, atëherë cili mit, apo cila përrallë është më e fuqishme.

A ju kanë ftuar juve të jeni pjesë e ekipit mbrojtës të Kosovës, të prirë nga eksperti britanik Majkëll Vud?
Në konsultime po. Ka qenë një ftesë, mirëpo janë disa gjëra që varen prej njerëzve aty, por edhe prej meje. Derisa të jenë disa njerëz aty që e turbullojnë situatën, unë nuk do të jem.

Me çfarë argumentesh duhet të paraqitet pala e Kosovës para gjykatës?
Një vendim të tillë kjo gjykatë e ka pru në vitin 1921 në favor të Shqipërisë, tokave shqiptare, ku Shën Naumi me 24 fshatra dhe Vermoshi i ndahen Shqipërisë, mirëpo Serbia shfrytëzon rastin e Ahmet Zogut dhe me protokollin e Firencës në gusht 1926 ia falë Pashiqit. Edhe ne duhet të luftojmë për ta gjetur një Pashiq. Arma më e mirë në këtë rast është, “mua më kanë njohur shtetet, të cilat kanë aprovuar Rezolutën për dekolonizim”, e jo për të drejtat e njeriut. Nuk ka të drejta të njeriut, duhet lënë ato përralla, sepse bien në kokërr të shpinës, por kjo është për dekolonizim. Ato shtete kanë nënshkruar konventat ndërkombëtare për dekolonizim, kanë respektuar aktet ndërkombëtare, domethënë Kartën e Atlantikut, kanë respektuar Kartën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1946, kanë respektuar Konferencën e Bujanit si aleat i Luftës së Dytë Botërore. Këto janë faktet. Plus faktori njeri, plus faktori historik, se edhe ne jemi komb. Janë tjera përrallat e këtyre, por gjithmonë Kosova ka qenë më tepër e banuar nga shqiptarët.

Duke pasur parasysh argumentet që paraqet Serbia dhe në këtë rast argumentet e Kosovës, si e shihni fuqinë e së drejtës në këtë rast?
Fuqia e Serbisë është vetëm e drejta në shkeljet e akteve ndërkombëtare, duke shfrytëzuar agresionin, atë që e kemi nënshkruar në Rambuje. Është kaptina 8 ku thotë se nuk ka ndarje të kufijve apo copëtim të tokave me dhunë. Tash ata e shfrytëzojnë këtë se Kosova me dhunë është ndarë nga territori i tyre, se Serbia ka nënshkruar faktikisht aktin final të Helsinkit, se nuk do të përdorë dhunën ndaj tyre. Kjo është ajo. Domethënë mitin e kanë provën kryesore, tjetër nuk kanë.

Si e shihni fundit e këtij procesi?
Fundin e shoh kështu: përderisa të jetë i madhi në krye dhe gjendja e tillë faktike, Serbia nuk ka çka të lypë këtu në Kosovë më. Veriu na ka shkuar. Po e them publikisht, kjo është bindja ime.

Veriu ka shkuar?
Veriu ka shkuar. Ata kanë pasur marrëveshje edhe përpara. Vetëm mos të na e marrë gjysmën e Prishtinës për shkak të Shkabajt dhe ish Devet Jugoviqët, dhe ta shpëtojmë Vushtrrinë, për të tjerat hallall u qoftë. Të vetmen dalje prej Prishtinës e kemi pasur nga Besiana. Në planin e ndarjes të Serbisë, ata faktikisht hyrjen në Prishtinë nga ana e jugut ose perëndimit, nga Çagllavicë e këtej ka qenë e bllokuar, nga ana e lindjes në Graçanicë ka qenë e bllokuar, këtej nga Mitrovica ka qenë e bllokuar në këto fshatrat e Kastriotit. E vetmja që ka qenë e hapur ka qenë nga Besiana. Pse? Sepse tërë Graçanica më rrafshin teposhtë ka shkuar, e këto janë pasoja të agallarëve tanë, e spahinjve etj.

Thatë më herët "i madhi", për kë e keni fjalën?
Për Amerikën
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›