Opera “Luçia di Lamermoor”, premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Kryevepra botërore e melodramës zbret në skenën shqiptare
Pas një suksesi të madh, në skenat botërore, opera “Luçia di Lamermoor” vjen premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Si një bashkëpunim i këtij të fundit, me Teatro del Maggio Fiorentino dhe nën kujdesin e MTKRS, kjo shfaqje zbret në skenën shqiptare për publikun kryeqytetas në datat 1, 2, 4, 5 dhe 22 nëntor, në kuadër të festimeve “55 vjet Opera vjet 55”. Për herë të parë të gjithë admiruesit e kësaj muzike do të kenë mundësinë të shijojnë tingujt e magjishëm të një prej mjeshtrave të muzikës botërore, Gaetano Donizetti, ndërkohë që, në të do të interpretojnë disa emra të njohur artishtësh shqiptarë si: Marjana Leka, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Rudi Sata, Armando Lika, Erlind Zeraliu, Kori dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B, si dhe studentë të A.A. Shfaqja vjen nën regjinë e Nicola Zorzit dhe skenografi të Alfredo Troisit, ndërkaq mjeshtër koncertues dhe dirigjent do të jetë Gianluca Martinenghi. Të ftuar në këtë realizim janë Oriana Kurteshi, Francesca Micarelli, Gianluca Terranova, Marco Camastra dhe Cristiano Oliveri. “Lucia di Lamermoor”, opera e cila u vu në skenë në Napolin e goditur nga kolera dhe në një klimë të ashpërsuar të kulturës së çensuruar shënon një etapë themelore për melodramën romantike të 800-ës, mbi të gjitha për lirizmin e jashtëzakonshëm të protagonistes që shpëtimin nga meskiniteti i burrave e gjente në çmendurinë verbuese. “Lucia di Lamermoor” edhe sot e kësaj dite bën pjesë në repertorin e zakonshëm teatror.
“Luçia di Lamermoor”
Ngjarja zhvillohet ne Scozi, në fund të shekullit të XVI-të në kështjellën e Ravensood parathënie
Familja fisnike Asthon, ku bëjnë pjesë vëllezërit Enrico e Lucia, ka zaptuar të mirat dhe kështjellën e familjes Ravensëood, trashegimtar i vetëm i të cilës është Edgardi. Edgardi dhe Lucia dashurohen ne fshehtesi. Në aktin e parë gjatë një gjuetie, lord Enrico Ashton meson për dashurinë e fshehtë të Lucias për Edgardin dhe betohet që do ta shkatërrojë këtë lidhje me çdo kusht. Në parkun e kështjellës, Lucia pret Edgardin dhe i tregon Alisa-s, damës shoqëruese, historinë e kobshme të një Ravensëood-i që në të njëjtin vend vrau për xhelozi të dashurën e tij dhe të cilit prej asaj dite fantazma i shfaqet pranë Fontana. Alisa e interpreton rrëfimin si një parandjenjë të keqe dhe i kërkon Lucia-s të ketë kujdes se mos pëson të njëjtin fat.Lucia e Edgardo shkëmbejnë unazat dhe i premtojnë njëri – tjetrit dashuri dhe besnikëri të përjetshme. Luftrat politike që zhvilloheshin në Scoci e dobësuan Asthin dhe forcuan Edgardin. Enrico, për të riekuilibruar fatet e konteshës dhe shtëpisë së saj i propozon të motrës Lucia të martohet me një burrë të pasur dhe të fuqishëm, Lord Arturo Buklaë. Me refuzimin e vajzës ai i thotë që Edgardi i ka premtuar martesë një vajze tjetër dhe për këtë i tregon një letër të rremë. Dhe me ndihmën e Raimondos, babait shpirtëror të vajzës e bind të martohet me Arturon. Arturi pret duke u dridhur nusen e tij në altar. Lucia vjen dhe ceremonia martesore ndërpritet nga ardhja e papritur e Edgardos. Kur sheh kontratën e firmosur nga Lucia, ai e mallkon dhe i kthen unazën. Lucia, e ngurtësuar nga dëshpërimi, i kthen të sajën. Enrico dhe Edgardo takohen afër kullës Volferag dhe vendosin t’i japin fund çdo diskutimi me një duel të cilin e fiksojnë një ditë më pas. Ndërkohë që në aktin e dytë, në kështjellë, festa e dasmës ndërpritet nga Raimondo që duke u dridhur njofton se Lucia tashmë e cmendur nga dhimbja ka vrarë Arturon të shoqin natën e parë të martesës.Lucia, me pamje të cmendur shfaqet mes të pranishmëve me një thikë në dorë dhe rrobat e gjakosura. Kujton se sheh Edgardon, imagjinon dasmën e dëshiruar me të dhe e kërkon me zë të lartë. Ndërkohë hyn Enrico, që pasi ka marrë vesh ngjarjen, përpiqet të vrasë të motrën, por Raimondo dhe Alisa e ndalojnë duke i treguar gjendjen në të cilën ajo është katandisur. Lucia nuk e përballon dot dhimbjen dhe vdes. Enriko e largon të motrën nga vendi dhe Raimondo akuzon Normanon si autor të tragjedisë. Me të aguar, në varret e Ravensëood, shfaqet Edgardo për të bërë duelin me Enrikon. Papritur shqetësohet nga mbërritja e një kortezhi që drejtohet nga kështjella e Lammermoor, që qajnë fatin e Lucia-s. Këmbana e vdekjes shpall vdekjen e vajzës. Edgardo, që nuk mund të jetojë pa të, vret veten me një kamë.
Kryevepra e melodramës
Tek Lucia di Lammemoor e Gaetano Donizetti, që me të drejtë është konsideruar një kryevepër e melodramës, përfshihen të gjithë elementët tipikë të Romanticizmit: dashuri e kundërshtuar dhe e pamundur, rivaliteti i papajtueshëm mes familjeve, ndarja me anë të mashtrimit, martesa e detyruar, vrasja, deliri, çmenduria, dhe në fund vdekja në atmosferën e aluçinacioneve.Lucia është sigurisht një nga majat më të larta të dramaturgjisë doniziane. Atmosfera romantike përshkruan gjithë operan: orkestra evokon Skocinë e romanit të Ëalter Scott, “The Bride of lammermoor” nga i cili Salvatore Cammarano nxori libretin më vlerë. Personazhi i Lucia-s është një nga më të plotët e operas romantike. Këndimi i saj i pastër dhe ekspresioni i kësaj kreature delikate e cila që në momentin e parë është e vetëdijshme për fatin e saj të trishtë, për çmendurinë e saj. Vetëm nëpërmjet delirit ajo do të mund të jetojë atë që jeta reale nuk ia ka lejuar.
Domenico Gaetano Maria Donizetti (1797- 1848)
Lindur në Bergamo në një familje me kushte të vështira, u pranua në mësimet muzikore për bamirësi të dhëna nga Giovanni Simone Mayr dhe shpejt demonstroi një talent të dukshëm. Qe pikërisht Mayr që i hapi nxënësit të dashur mundësinë e suksesit në fillim duke u kujdesur për formimin e tij dhe duke ia besuar pastaj Stanislao Mattei. Në Bolonjë, ku ndiqte studimet e tij muzikore, Donizetti shkruan operan e tij të parë teatrore, Il Pigmalione, që u prezantua pas vdekjes së tij dhe kompozime interesante instrumentale dhe të shenjta. Përsëri maestro Mayr, së bashku me mikun Bartolomeo Merelli, i beson veprën e parë të Teatro S. Luca - Venezia, Enrico di Borgogna (1818). Pasi përfundoi eksperiencën veneziane, kompozitori u vendos në Romë, pranë impresarit Paterni, si zëvendësues i Mayr-it. mbi libretin pak të trishtuar të Merelli-t, shkruan Zoraida di Granata. Në përfundim të operas zhvendoset në Napoli për të mbikqyrur ekzekutimin e Atalia të Mayr-it, oratorio dirigjuar nga Gioachino Rossini. Donizetti, debuton në vitin 1822 me operan La zingara, opera gjysëmserioze mbi libretin e Tottola-s. Në sallë ishte prezent Vincenzo Bellini, mbetet i mahnitur nga shkrimi kontrapuntist i Donizettit, por në vijim nuk i ktheu të njëjtin vlerësim të thellë që Donizetti pati për të. Kjo periudhë u karakterizua nga shumë farse. La lettera anonima, e vënë në skenë në 1822 në Teatro del Fondo, tërhoqi vëmendjen e kritikës, që e vlerësoi zotërimin e Donizettit për gjininë buffo napoletane. Kontrata me Barbaja-n ishte për të shkruar 4 opera në vit. Menjëherë pas paraqitjes së Alfredo il Grande, mori në dorë Fortunato inganno, satirë teatrore e frymëzuar nga Benedetto Marcello (Il Teatro alla moda, 1720) dhe Carlo Goldoni (Il teatro comico, 1750) dhe që për Donizetti-n qe një ushtrim përgatitor për veprën Le convenienze e le inconvenienze teatrali, (1827), që në njëfarë mase ishte paralajmëruar edhe nga personazhi Flagiolet i operas Lettera anonima. Libreti i kësaj opere, ishte i pari që Donizetti shkroi vetë. Kompozitori kish kaluar një periudhë krize të cilën e përballoi falë bashkëpunimit me Jacopo Ferretti, i cili e ndihmoi të përvijëzonte një stil personal. Miqësia dhe bashkëpunimi profesional me Ferreti-n zgjatën për shumë kohë, duke ngjallur tek ai shijen për fjalën dhe duke e siguruar mbi mundësinë për të shkruar edhe vetë librete. Vitet 30-të dhe kryeveprat e para Donizetti e pati suksesin e tij të madh ndërkombëtar, në vitin 1830, me Anna Bolena, shkruar vetëm në tridhjetë ditë për Teatrin Carcano të Milano-s, duke treguar një maturi të plotë artistike. Pas suksesit të Anna Bolena, Mayr i drejtohet duke e quajtur Maestro. Kishin kaluar dy muaj nga prezantimi i Puritani të Vincenzo Bellini-t, kur në skenë u shfaq Lucia di Lammermoor. Vlerësimi mes Bellini-t dhe Donizetti-t në fakt nuk qe kurrë reciprok: i pari nuk ia kurseu kritikat të dytit, që gjithmonë e admiroi muzikën e katanezit (Bellini vdiq atë vit dhe Donizetti shkroi për të Messa da Requiem). Në Teatrin San Carlo të Napoli-t premiera e Lucia di Lammermoor, mbi libretin e Salvadore Cammarano, qe një triumf. Opera që u shkrua një një kohë shumë të shkurtër si zakonisht (30 ditë), u konsiderua një kryevepër. Donizetti nuk rreshti kurrë së punuari, duke kompozuar në këto vite si opera buffe ashtu dhe drama romantike si: Roberto Devereux e Maria de Rudenz. Në ato vite, operat e tij prezantoheshin gjithkund, qoftë në gjuhën origjinale, qoftë të përkthyera. Veprat të tjera të Donizzetit përmenden: La fille du régiment (1840), La favorita, L'ange du Nisida. Ndërkohë i jepet titulli Kavalier i urdhërit S. Silvestro nga ana e papa Gregorio XVI, por ngjarja më e rëndësishme ishte ftesa e Rossinit për të dirizhuar ekzekutimin e Stabat Mater në Bolonjë. Falë një rekomandimi të Rosini-t për Metternich Donizetti niset për në Vjenë ku në 19 maj prezanton Linda di Chamounix. Në 1843, kompozon opera Don Pasquale. Ishin momentet e fundit të kreativitetit të tij të zjarrtë, sepse sëmundja e mposhti.
...