Histori e shkurtër e pakicës serbe në Kosovë

Pakica serbe, historikisht, dihet se është vendosur në Kosovë nga regjimet e ndryshme serbe, të cilat kanë vendosur serbë nga Serbia për ta serbizuar këtë. Veç krimit masiv që kanë ushtruar në shqiptarë, qeveritë serbe kanë përdorur edhe këtë metodë, pra metodën e kolonizimit. Një tjetër metodë e Serbisë ishte edhe detyrimi i shqiptarëve që të konvertohen në serbë, konvertim ky që njihet si skizmatizëm. Siç e kanë dokumentuar shumë historianë, një pjesë e pakicës serbe, si Bojeviqët, Baqeviçët, Nikiqët, Vasojeviqët etj. janë me origjinë shqiptare. Kështu, gjatë historisë, kolonët serbë që i vendosën qeveritë serbe në Kosovë dhe skizmatikët, u shndërruan në pakicë serbe. Nga historia, dihet mirëfilli se shqiptarëve qeveritë fashiste dhe raciste të Beogradit( politikë të cilën edhe sot nuk po e ndryshon Beogradi, kur është fjala për shqiptarët e Kosovës)- ua morën tokat dhe shtëpitë. Dhe në to i vendosën kolonët serbë, të cilët, si kusht për këtë dhuratë, e kishin për detyrë që gjithmonë të jenë instrument i Beogradit për serbizimin e Kosovës. Atyre qeveritë e Beogradit u dhanë urdhëra të bëjnë krime në shqiptarë,por edhe të përdornin lloj-lloj metodash të tjera që t'i detyronin të shpërguleshin nga Kosova. Meqë u fuqizua numërikish pas konvertimit të dhunshëm të një pjese të shqiptarëve në serbë, pakica serbe, duke qenë instrument i Beogradit, u bë forcë dominante politike në trojet shqiptare. Qeveritë serbe, me ndihmën e pakicës së tyre në Kosovë, një pjesë shqiptarësh i vrau. Të tjerët i shndërroi në punëtorë krahu, pa asnjë të drejtë tjetër. Mirëpo, edhe përkundër terrorit që ushtruan qeveritë fashiste e raciste të Beogradit, në të cilin mori pjesë vazhdimisht pakica serbe, që u krijua në trojet e Kosovës nga kolonët dhe skizmatikët, shqiptarët arritën ta mbijetojnë dhunën serbe. Dhe numërikisht të jenë popullatë dominante. Edhe në krimet më të mëdha që ushtruan qeveritë serbe në shqiptarë, kurrë nuk arritën që të krijojnë ndonjë përqindje të barabartë të serbëve me shqiptarët. Edhe përkundër krimeve që ushtruan në ta qeveritë serbe, shqiptarët arritën ta ruajnë 70 përqindëshin e popullatës në Kosovë.
Lufta e Dytë Botërore bëri që një pjesë kolonësh të shkojnë andej nga kanë ardhur, dhe pakica artificiale serbe të shthurret e të përbëjë një përqindje simbolike. Kolonët serbë nuk ikën nga shqiptarët ndaj të cilëve kishin ushtruar krime të rënda, duke e pasur mbështetjen e xhandarmarive dhe ushtrive të Beogradit, por ikën nga gjermanët dhe italianët. Madje shqiptarët, për t'i shpëtuar nga këta, i veshën një pjesë kolonësh në rroba grash e burrash shqiptarë, dhe ashtu të veshur i përcollën pa therrë në këmbë përtej kufirit nga kishin ardhur gjatë historisë. Me të përfunduar të kësaj lufte, dhe me mbetjen e Kosovës me instrumentin e dhunës nën Serbi, qeveria e Beogradit rifilloi krimet në shqiptarë, për ta vazhduar qëllimin e vjetër të saj- pakësimin sa më të madh të përqindjes së shqiptarëve. Një pjesë i vrau, një pjesë nga dhuna u shëprngulën në Turqi e gjetiu, por prapëseprapë populli rrënjës, populli vendës, shqiptarët, përbënin popullatën dominante në raport me pakicën serbe dhe të gjitha pakicat e tjera. Ashtu si para Luftës së Dytë Botërore pushtetin e rimori pakica serbe. Pra, vazhdoi të jetë pakicë pushtetore, edhe pse shqiptarët ishin vendës dhe përbënin përqindjen më të madhe të popullatës. Faktorët që e ruajtën përqindjen dominante të tyre ishin Lufta e Dytë Botërore, nataliteti, rezistenca e tyre e shpeshtë luftarake dhe, së voni, edhe Kushtetuta e 1974-s, me të cilën shqiptarët fituan një pjesë të të drejtave. Gjatë kësaj kohe, pra sa ishte në fuqi kjo Kushtetutë, populli shqiptar u rivitalizua në trojet e veta. Dhe, numërikisht, përbënte 90 përqindëshin e popullatës, sa ka edhe sot. Pakica serbe, meqë ishte mësuar të jetë në pushtetin e Kosovës, dhe meqë tash e kishte të ngulitur në vetëdijen e vet pushtetizmin e saj, u ndie e zhgënjyer që më s'e kishte fuqinë e mëparshme pushtetore. E zhgënjyer që humbi këtë fuqi, një pjesë kolonësh, përspektivën e tyre e panë jashtë Kosovës. Shitën shtëpitë dhe pasuritë dhe blenë shtëpi e pasuri në Serbi, prej nga i kishin sjellë në Kosovë qeveritë e ndryshme, me kusht që të jenë instrument i tyre, sa herë ta shohin ato të nevojshme një gjë të tillë. Sapo i blenin ato atje, deklaronin nëpër mediat serbe se po shpërngulen me dhunë nga shqiptarët. Pra, gënjenin më të madhe, prapë për qëllimin e politikës së Beogradit. Me shpëthimin e demonstratave të 81-shit, kur shqiptarët shprehën vullnetin e vet për ta pasur republikën, edhe një pjesë kolonësh, të bindur se pushteti i tyre përfundoi në Kosovë, ia mësyu kufirit të Serbisë. Shiti pasurinë këtu dhe bleu pasuri të re në tokën e vet- në Serbi. Edhe kjo pjesë kolonësh,u bë instrument edhe më i fuqishëm i politikës serbe. Faqe të tëra të shtypit serb u mbushën me deklarata e shkrime të rreme për gjoja shpërnguljen e serbëve me dhunë nga Kosova. Kësaj fushate i kontribuan edhe komunistët shqiptarë, me luftën për ndalimin e shpërnguljes së serbëve, duke u premtuar atyre çdo gjë që ta vazhdonin jetën në Kosovë. Kjo fushatë e komunistëve shqiptarë, që nuk duhej të bëhej, sepse kështu e patën legalizuar gënjeshtrën e Beogradit për shpërnguljen e serbëve, bëri që qeveria serbe,më 1989, ta abrogojë Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Dhe, kështu, e riktheu në pushtetin e Kosovës pakicën serbe. Shqiptarëve, dita më ditës, ua mori çdo të drejtë. Në ndërkohë, Beogradi rifilloi procesin e vjetëruar të tijin për rikonolizimin e Kosovës me serbë nga Knini, Bosnja, Vrraka e Shqipërisë. Por, edhe përkundër jetës së mirë që ua premtoi, shumë pak sish erdhën në Kosovë. ( Prej vitit 1981-89, pakica serbe ishte instrumenti më i fuqishëm i Beogradit për t'i shndërruar shqiptarët në robër. Serbët shpikën çdo lloj metode për këtë qëllim, duke i përdorur edhe shishet në prapanicë, dhe duke ua hedhur fajin shqiptarëve-rasti Martinoviq). Krahaz rikolonizimit që s'i pati sukses, Milosheviqi riktheu rankoviçizmin në Kosovë, duke burgosur, vrarë e ushtruar dhunë të madhe në shqiptarë. Kur e pa se rikolonizimi nuk i dhezi, dhe kur kombin shqiptar nuk po mund ta pakësonte në përqindjen që e kishte paraparë "Francuska 7", në mars të vitit 1999, duke llogaritur në ndonjë mosmarrëveshje mes forcave të NATO-s, që i nisën aeroplanët në Kosovë, zbatoi dëbimin në masë të shqiptarëve nga trojet e tyre. Për herë të parë në histori, Evropa dhe Amerika u vu në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Dhe e shpëtoi këtë pa rënë përfundimisht në duart e Serbisë. Shqiptarët u kthyen në vatrat e veta. Dhe u treguan si popull shumë i kulturuar, ashtu si kanë qenë gjatë tërë historisë. Nuk iu hakmorën serbëve, por u angazhuan në rindërtimin e shtëpive të veta dhe ndërtimin e jetës së re në Kosovë.
Pas përfundimit të kësaj lufte, një pjesë e madhe e kolonëve serbë që i sollën gjatë historisë regjimet serbe të Beogradit, e vetëdijshme se kishte marrë pjesë në krimet ndaj shqiptarëve, u zhvendos në tokën e vet-në Serbi. Një pjesë kolonësh serbë mbeti këtu për ta vazhduar jetën. Që të dy pjesët e kolonëve serbë, edhe ajo që u shpërngul në Serbi, edhe kjo që mbeti në Kosovë, menjëherë pas përfundimit të luftës, vazhduan instrumentalizimin e tyre për qëllimet e Beogradit, që ta pengojë procesin e pavarësisë së Kosovës. Evropa duhet ta ketë shumë të qartë se serbët e Kosovës këtu janë pasardhësit e kolonëve të vendosur nga regjimet e ndryshme të Beogradit. Dhe se në Kosovë janë vendosur për interesa të Beogradit. Mu për këtë nuk integrohen në jetën institucionale të Kosovës. Mu për këtë EULEX-i duhet të shtrihet sa më shpejt në të gjitha viset e Kosovës, për ta kuptuar qartë minoritarët serbë se lojë me Kosovën më s'ka. Për ta kuptuar qartë se Kosova tashmë është e pavarur dhe ata, po deshën të jetojnë në Kosovë, duhet t'i pranojnë ligjet e Kosovës dhe Kosovën si shtet të vetin. Destruksionet e pakicës serbe përfundimisht duhet të mos i lejojë më bashkësia ndërkombëtare. Derisa të mos u thuhet liderëve të minoritarëvë serbë qartë se duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës e ligjet e saj, këta gjithmonë do ta pengojnë zhvillimin e Kosovës. A ka faj Kosova që ata s'duan të integrohen? Këtë përgjigje e di çdokush. E di se faji është i minoritarëve serbë. E di se ata nuk duan ta pranojnë 17 shkurtin 2008, për shkak se janë mësuar me vjet të tëra të jenë pakicë sundimtare në Kosovë. Janë mësuar që në tokën e huaj t'i nështrojnë vendësit-shqiptarët. Ajo kohë është e pakthyeshme. Sa më shumë që serbët e Kosovës do të vazhdojnë të jenë vegël e Beogradit për ta penguar rritën e Kosovës, ata do të jenë edhe fatkeqësia e vetvetes. Kjo lojë e destruksioneve të tyre duhet të ndërpritet, me shtrirjen e EULEX-it, sa më shpejtë, në të gjitha pjesët e Kosovës. Sa më shumë që të zhagitet EULEX-i për t'u shtrirë edhe në enklavat serbe në Veri të Kosovës, serbët do të jenë fatkeqësia e vetvetes dhe pengesë e zhvillimit të Kosovës.
...