E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmat më të mirë shqiptarë

Juria për gjykimin e filmit shqiptar, në ditë pas mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër, shpallën fituesit për Filmin më të Mirë Shqiptar. E përbërë nga Ylli Pepo, Vasjan Lami dhe Veton Nurkollari, edhe kjo juri nuk i kurseu çmimet, njëlloj si juria ndërkombëtare duke lënë të dyshosh për mungesë vlerash të padiskutueshme dhe unikale. Çmimi për Filmin më të Mirë Shqiptar u nda edhe ai më dysh midis “Shkallët” e Ilir Harxhit dhe “Dita e parë e shkollës” e Dionis Papadhimitrit

U dhanë, jo pak por 6 çmime Speciale për: Filmin e animuar “100 kafe” të Klejdi Eskit; Dokumentarët “Liri & Minire” i Zhani Terpinit dhe “Qesh dhe qaj” i Reard Gjermani&Mirel Gjyzari; Filmat artistikë “Përvjetori i martesës” i Artan Malajt

“2 minuta” i Edlira Bahollit dhe “Mashtruesit” i Dalmat Dobrës (Kosovë)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›