Nuk kemi ende prova të mjafta
Të jap një vlerësim për Prokurorinë, më duket e parakohshme. Më duket një notë madhore me përgjegjësi, për një institucion që ende nuk i ka dhënë provat e mjafta. Nëse do të flisnim për Prokurorinë e muajve të fundit, mendoj se analiza më të gjera e diagnostikime më madhore kanë nevojë për më shumë informacion e për më shumë ngjarje. Nëse do të flisnim më gjerësisht për marrëdhëniet Prokurori-politikë, mendoj se tetëmbëdhjetë vjet meritojnë një analizë të gjerë e të joshin ta mendosh si një film që rikthehet e që duhej ndërtuar më mirë... Përmbledhtas, mendoj që vlerësimi në këtë kohë i Prokurorisë sonë, do të ishte një vlerësim prematurë.