E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat sprovë në Akademinë e Arteve

Akademia e Arteve ka vendosur t’u hapë dyert drejt publikut edhe studentëve të degës Regji dhe Televizion. Në kuadër të qytetit të Arteve, kjo Akademi do të shfaqë në sallën e madhe të Akademisë së Arteve 12 filma të shkurtër të studentëve të saj për publikun. Ky aktivitet ka si qëllim të krijojë një urë lidhëse mes studentëve të regjisë në Akademinë e Arteve me publikun. Filmat që do të shfaqen në kuadër të Qytetit të Arteve janë: “Zheg” nga Kelmend Karuni, “Ditët e Humbura” nga Jonid Jorgji , “Dritarja e spitalit” nga Bora Baxhaku, “Dy Miqtë” nga Edlira Baholli, “Family Market” nga Tan Kazazi, “Horoskopi” nga Elkjana Gjipali, “Një natë me mot të kthjellët” nga Odeta Cunaj, “Paratë” nga Erenik Beqiri, “Punë fëmijësh” nga Olti Hatillari, “Shqipëri Itali” nga Redi Treni, “Ushtarët 4” nga Geris Filipi, dhe “Valsi i Lamtumirës” nga Besian Kozma.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›