Filmi ‘Banka’ në ECU

Pas paraqitjes në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Clermont-Ferrand, Filmi 'Banka’, i regjisorit Jeton Budima ka marrë ftesë të paraqitet në Festivalin Europian të Filmit të Pavarur në Paris. Ky festival është i njohur edhe si një ‘Sundance-European’, nëse merret parasysh tendenca për t’u shndërruar në një qendër zbulimi, promovimi dhe afirmimi i filmbërësve me talent nga mbarë bota.
Ky festival zakonisht prezanton filmbërës që imponohen me kualitet, origjinalitet, inovacione e pavarësi të strukturës dhe formës, duke mos u fokusuar vetëm në distribucion dhe profit.
Përndryshe filmi ‘Banka’ njihet si një film eksperimental i zhanreve dhe stileve ku përveç dramës, publikut i paraqitet edhe animacioni i realizuar me teknologjinë ‘ Rotoskoping’, normalisht në faza fillestare. Filmi është prodhuar në periudhën 2008-2009. Animacioni është i realizuar në studio ‘Rrota’.
Gjatë muajve prill dhe qershor pritet që filmi të paraqitet edhe në festivalin e filmit të shkurtër në Toronto dhe në festivalin e njohur në Oberhauzen.