“Out of Love” në Berlin Film Fest

Një film, i cili flet për historinë e fëmijë të Kosovës. Një film, i cili sjell rrëfimin e fëmijëve kosovarë që pak fëmijë të Evropës e shijojnë dhe e përjetojnë gjatë jetës së tyre. Është fjala për fëmijët cigarëshitës të Kosovës. Rrëfimet e po këtyre fëmijëve morën çmimin si filmi më i mirë i shkurtër europian në Roterdam. Është fjla për flimin e shkurtër “Out of Love”, të regjisores Brigitte Staermose.
Pas paraqitjes në Roterdam ky film është paraqitur edhe në Berlin Film Fest, ku garon në kategorinë për ‘Filmi Më i Mirë Dokumentar i Shkurtër’.
Në vitin 2006, regjisorja Brigitte Staermose, e cila për herë të parë provon zhanrin e dokumetarit, viziton Kosovën. Është e patejkalusheme që gjatë një vizite në Kosovë, të mos shohësh fëmijë duke shitur cigare. Një vjet pas ajo rikthehet në Kosovë për të biseduar me fëmijët, duke mbledhur kështu rrefimet e 11 prej tyre.
Filmi flet për jetët e fëmijëve të rrugës në Prishtinë, të cilët bredhin nëpër restoranet dhe lokalet me atmosferë luksoze dhe i recitojnë monolegjet e jetërave të tyre dhe të sfidave me të cilat ata ballafaqohen.
“Sipas meje filmi ka gjasa të mira të fitojë edhe në Berlinale, edhepse edhe filmat tjerë në konkurencë duket se janë mjaft kualitativ. Për informatë "Out of Love" një javë më parë fitoi edhe çmimin "Robert", për dokumentar të shkurtër, që është një lloj Oscar i Danimarkës”, thotë Veton Nurkollari, i cili ka luajtu rolin e kasting në këtë film. Dokumetari apo filmi i shkurtër “Out of love”, është ndërtuar nga një përzierje e materialit dokumentues dhe nga monologje të trilluara për t’i portretizuar jetët e këtyre fëmijëve dhe mënyrën se si ata e sigurojnë jetesën e tyre duke shitur cigare në rrugët e Prishtinës. Nurkollari thotë se ka takuar disa prej fëmijëve apo protagonistëve të dokumetarit pasi që filmi fitoi në Roterdam. Sipas tj duket se fëmijët janë mjaft të entuziazmuar.
“Të tre protagonistët i takova pak para se të filloi festivali në Roterdam. Ata janë të entuziazmuar dhe mezi presin shfaqjen e filmit në Dokufest sivjet”, tha Nurkollari për Express.
Ndërsa qëllimi i regjisores thuhet të mos jetë paraqitje e fëmijëve si viktima por paraqitja e një realiteti i cili po ndodh.
“Nuk doja që filmi të flasë për situatat personale të fëmijëve dhe mbi të gjitha nuk doja që të ndjeheshim keq për këta fëmijë. Ky film është një proces i gjetjes së rrugës përmes së cilës do të shmangeshim nga ndjenja e mëshirës për ta. Keqardhja është një mënyrë e lidhjes me ta - është mënyrë e mbrojtjes së vetëvetes. Natyrisht, unë ndjehem keq për ta sepse ata janë vikitma., por qëlimi i filmit tim nuk është ky. Unë doja që filmi të merrej me aspektet humane të asaj që po ndodh brenda këtyre fëmijëve”, tha regjisororja.
Monologjet të cilat këta fëmijë i paraqesin para kamerës janë të realizuara nga dramaturgu danez Peter Asmussen, ndërsa ata i zbulojnë brengat dhe dhembjen e cila na informon për ekzistencën e tyre te këta fëmijë.
Brigitte Staermose është regjisore e pavarur nga Danimarka, vizitore e shumëfishtë e Dokufestit, së pari me filmin e saj të shkurtër ‘Sma Skred’, në vitin 2004, pastaj si anëtare e jurisë në vitin 2005 dhe poashtu me filmin ‘Sophie’, më 2007.
Si pjesë e ekipit të Staermose ka qenë edhe Kaltrina Krasniqi - asistente e regjisë, Gazmend Bajri - asistent kamere, Pëllumb Ballata -ton dhe Veton Nurkollari në kasting.