E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi dokumentar Inside Job paraqet shkaqet e krizes ekonomike

Tashme kur kane kaluar dy vjet qe nga koha kur qeveria amerikane miratoi paketen e ndihmes emergjente ekonomike prej 700 miliard dollaresh papunesia mbetet e larte dhe shume banore ende perballen me mundesine e humbjes se shtepive pasi nuk jane ne gjendje te perballojne kredine. Dokumentari i Charles Ferguson Inside Job i hedh nje veshtrim shkaqeve te krizes financiare te vitit 2008 dhe paralajmeron se mund te kete nje tjeter krize nese administrata e presidentit Obama nuk tregohet me e vendosur ndaj sektorit bankar dhe bizneseve te cilat cilesohen si shume te medha qe te lihen te falimentojne.

Charles Ferguson argumenton permes filmit Inside Job se investimet e rrezikshme dhe etja per para e investitoreve ne Wall Street bankiereve dhe drejtuesve te larte coi ne krizen financiare.

Charles Ferguson thote per Zerin e Amerikes se drejtesia ende nuk eshte vene ne vend. Askush nuk eshte akuzuar sic shprehet ai per mashtrimin ndaj Amerikes.

Nje nga arsyet e filmit eshte tu tregoja njerezve se cfare ndodhi ta beja te mundur per njerezit e thjeshte ta kuptojne se pse Amerika eshte ende ne nje situate tejet te jashtezakonshme.

Dokumentari i studiuar me kujdes i zotit Ferguson i ben njerezit te ndihen te zemeruar. Filmi paraqet prova te shumta se si liberalizimi financiar qe filloi ne kohen e presidentit Regan mundesoi qe drejtuesit e larte ne Wall Street te benin veprime te erreta financiare qe perfundimisht cuan ne krizen financiare amerikane.

Ekonomistet e intervistuar thone se nese qeveria do te ishte vigjilente Wall Street-i nuk do te kishte qene ne gjendje te merrej me investime te rrezikshme. Ekonomisti Robert Johnsion me Insitutin Rockefeller e mbeshtet kete argument.

Ajo cfare mesuam nga kriza e 2008 eshte se nje sistem financiar i pakontrolluar mund te sjelle probleme te medha per shoqerine.

Ne kete film zoti Ferguson kritikon ate qe e quan qendrim te bute te administrates Obama ndaj industrise financiare si dhe perzgjedhjen e tij te keshilltareve.

Gjate fushates zoti Obama tha shume gjera per te cilat besuam se do ti realizonte lidhur me situaten. Pasi fitoi zgjedhjet zoti Obama zgjodhi njerez qe te drejtojne politikat ekonomike qe faktikisht kishin kontribuar ne shkaktimin e krizes.

Robert Johnson eshte dakord. Ai thote se presidenti Obama nuk beri mjaft per te ndeshkuar fajtoret apo miratuar rregulla te rrepta.

Fillimisht nuk mendoj se kane bere aq sa duhet ndaj asaj qe quhet shume e madhe qe te falimentoje. shte shume e veshtire qe te mbyllesh dhe zberthesh kur falimentojne institucione financiare te medha dhe komplekse. Kreditoret e kuptojne kete gje. Keshtu qe ata nuk paguajne interes te mjaftueshem tek krditoret sepse askush nuk frikesohet nga falimentimi sepse mendojne se qeveria do ti ndihmoje. Ngaqe nuk paguajne aq sa duhet ata inkurajohen dhe spekulojne. Problemi qendron sepse keta bankiere te pasur jane po ata qe financojne fushatat politike.

Filmi nuk jep nje zgjidhje te problemit. Charles Ferguson pohon se bankieret e Wall Street ende po e mbajne peng ekonomine dhe qeverine amerikane. Por ai ka besim ne procesin demokratik.

Nuk mendoj se eshte e pashmangshme qe Wall Street do te kontrolloje gjithmone politiken e qeverise amerikane. Ende mendoj se Amerika eshte demokraci dhe paveresisht jo-perfekte dhe me probleme ende eshte e mundur qe populli amerikan ta ndaloje kete.

Autori i filmit parashikon se Amerika do te vuaje per vite me rradhe. Inside Job mori cmime per dokumentarin me te mire ne festivalet e filmit te Kanes Nju Jorkut dhe Torontos dhe konsiderohet si konkurrues i fuqishem per cmimin Oscar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›