E Shtunë, 31 Tetor 2026

I frikësohen Kinës

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 14:31

Në një doktrinë të rishikuar të saj të mbrojtjes, rritjen ushtarake të Kinës Japonia e përshkruan si burim për shqetësime ndërkombëtare.

Edhe Koreja e Veriut nga Japonia cilësohet si faktor destabilizimi, e kjo për shkak të programit të saj raketor dhe bërthamor.

Sipas doktrinës së re të mbrojtjes rezulton se, gjatë 10 vjetëve të ardhshme ushtria japoneze do të orientohet në bazë të direktivave të reja. Gjatë kësaj periudhe, do të pakësohen elementet mbrojtëse në veri, të cilat ishin vendosur atje gjatë kohës së Luftës së Ftohtë me qëllim të përballjes së kërcënimit sovjetik.

Tash e tutje fokusi i mbrojtjes japoneze do të zhvendoset drejt ishujve jugorë dhe më afër Kinës.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Toshimi Kitazawa, theksoi se masat e reja synojnë përditësimin e strategjisë mbrojtëse të vendit të tij.

"Mendoj se kemi arritur që të hartojmë një politikë mbrojtëse me forca gjithmonë të gatshme, gjë që është një politikë e përshtatshme për ambientin e vështirë të sigurisë në kohën që po jetojmë", sqaroi ministri japonez Kitazawa. (BBC)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›