E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi i Xhuvanit, çmim në Itali



Filmi “Lindje, Perëndim, Lindje” me regji të Gjergj Xhuvanit, ka merituar çmimin kryesor në festivalin e filmit të “Busto Arsizio Film Festival”. Juria ka vlerësuar si më të mirin bashkëprodhimin shqiptaro-italian, për të cilin është vlerësuar edhe kolona zanore, e cila mban firmën e Enrico Ruggeri-t. Të tjera çmime merituan filmi “Rusca” i Alberto Bennati-t, për skenarin më të mirë. Felice Farinamori mori çmimin për regjinë më të mirë me filmin “La fisica dell’acqua”. çmimin si aktorja më e mirë e mori Kaltoum Boufangacha me filmin “La straniera” i regjisorit Marco Turco, ndërsa aktori më i mirë u vlerësua Masimo Poggio me filmin “Il compleanno” nga Marko Filiberti etj. Të shumtë ishin të ftuarit në këtë festival, si Oana çaplin, fituesi i çmimit “Oskar”, Murray Abraham, Umberto Eko, Masimo Venier dhe Masimo Ciavarro. Një hapësirë të rëndësishme në “B.A. Film Festival” ka pasur edhe muzika, e cila është realizuar si një homazh për Minën, së cilës i është bërë një homazh në 70- vjetorin e saj të lindjes. Mina, këngëtarja e mirënjohur italiane, ka lindur pikërisht në Busto Arsizio. “Lindje, Perëndim, Lindje” sjell historinë e një grupi çiklistësh të drejtuar nga trajneri i tyre, Ilo Zotos, interpretuar nga Ndriçim Xhepa. Gëzimi për pjesëmarrjen në një tur çiklistik në Francë, kthehet në një makth të vërtetë, ku ata jo vetëm nuk arrijnë të marrin pjesë në garë, por as të kthehen në Shqipërinë e përfshirë nga trazirat në vitin 1990.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›