Projekti,një film në 48 orë
Një garë e jashtëzakonshme. Në 48 orë do të xhirohet një film. Tirana është përfshirë në projektin “The 48 Hour Film Project”, i cili vë në garë gjithë kineastët për të realizuar një film me metrazh të shkurtër në dy ditë. Gara do të zhvillohet në muajin qershor. “48 orë film-projekti është një fundjavë pa gjumë, ku ju dhe ekipi i juaj do të realizoni një film”, thuhet në njoftimin zyrtar të faqes së internetit. Gjatë 48 orëve, filmi duhet të shkruhet. Të filmohet e të montohet. Të interesuarit mund të mësojnë më shumë në http:www. 48hourfilm.com/tirane/. Filmat e realizuar do të shfaqen në teatër një javë pas realizmit të filmit. Tirana me këtë projekt është futur në rrjetin e shteteve ku filmi fitues do të garojë për garën e madhe. “Gjatë vitit 2009, më shumë se 40,000 mijë kineastë kanë realizuar më shumë se 3.000 mijë filma në 76 qytete. Këtë vit jemi edhe më të mëdhenj, pasi me kineastët rreth e rreth botës po sfidojmë veten të realizojmë film për 48 orë”, thuhet më tej. Misioni i “The 48 Hour Film Project” u vjen në ndihmë kineastëve të rinj, ndërsa koha e shkurtër, vë në provë kreativitetin e tyre. Historia e këtij organizmi ka filluar në vitin 2001 në shumë qytete të SHBA-së. Ekipi më i vogël që ka marrë pjesë në këtë garë përbëhej nga vetëm një person, ndërsa ekipi më i madh përbëhej prej 116 personave dhe 30 kuajve.