E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i Xhuvanit premierë në Tiranë

 

Pas çmimit special në “Prifilmfest”, filmi “Lindje Perëndim Lindje” shfaqet premierë nesër mbrëma në kinema “Millennium”. Ngjarjet e filmit me regji të Gjergj Xhuvanit, skenar të Dhimitër dhe Gjergj Xhuvanit dhe Jani Durit, vendosen në një periudhë kyçe të historisë shqiptare, në vitet ’90, në një Shqipëri të varfër e të izoluar, në prag të ndryshimeve që sollën rënien e komunizmit. Ngjarjet të cilat zhvillohen ndërmjet Shqipërisë, Italisë e ish-Jugosllavisë, tregojnë për peripecitë e një grupi çiklistësh, të udhëhequr nga Ilo, një ish-kampion 40 vjeçar, që duhet të përfaqësojnë Shqipërinë në një garë në Francë. Në kastin e aktorëve spikasin Ndricim Xhepa, Fino, Gentjan Hazizi, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja, Fajton Pustina, Romir Zalla, Petrit Malaj si dhe aktorja me origjinë boshnjake, Nela Lucic. “Lindje Perëndim Lindje” është një prodhim italo-shqiptar, që ka filluar xhirimet e tij në prill të vitit 2008. Sheshxhirimet e këtij filmi janë vendosur në Shqipëri (Durrës, Përmet, Qafë-Thanë), Maqedoni dhe Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›