E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliband në Moskë:Kosova ndryshe

 

Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband vizitoi Moskën ku u takua me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Ata thanë se qeveritë e tyre mund të gjejnë pika bashkëpunimi, me gjithë mosmarrëveshjet që kanë në lidhje me disa çështje të politikës së jashtme si Kosova. “Britania e Madhe nuk e njeh pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore. Londra zyrtare kundërshton krahasimin e Kosovës me këto dy territore separatiste të Gjeorgjisë. Jugosllavia ka pushuar së ekzistuari si shtet”, tha të hënën në Moskë, Ministri i Jashtëm britanik, Miliband. Ai ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës është produkt i shpërbërjes së Jugosllavisë. Vizita e tij, është e para e një Ministri të Jashtëm britanik në pesë vjet, dhe përkon me tre vjetorin e vdekjes në Londër të ish agjentit të KGB-së, kritik i Kremlinit, Alexander Litvinenko, i cili dyshohet se është helmuar me radioaktivitet nga një ish-agjent i KGB-së ruse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›