E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurora e Miss Globe shkon në Algjeri

 

Samah Gahfaz, nga Algjeria, u shpall mbrëmjen e së dielës, “Miss Globe International 2009”. Në një mbrëmje gala të organizuar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, nga producenti Petri Bozo, parakaluan 47 bukuroshe të ardhura nga vende të ndryshme të botës. Arkitektja 25-vjeçare meritoi kurorën e më të bukurës së globit në edicionin e 36-të të spektaklit, ndërkohë që shoqëruese e parë u shpall polakja Monika Lewczuk, ndërsa shoqëruese e dytë kosovarja Arbnora Ademi. Nën prezantimin e Elona Nallbanit dhe Peter Bross, spektakli i madh i bukurisë për të gjashtin vit pati fatin të organizohej sërish në vendin tonë. I paraprirë nga një natë prezantuese, me një ballo të organizuar në “Xixa Restort” në Durrës, konkursi i madh i bukurisë “Miss Globe Internacional”, shënoi një tjetër fituese të shpallur në Shqipëri. Ndërkaq të shtunën mbrëma, drejtorët nacionalë, të pranishëm gjatë këtyre 6 viteve në Shqipëri, të drejtuar nga Ann See, Presidente Nderi dhe Pronare e patentës së “Miss Globe Internacional” organizuan një takim, në të cilin u vendos rinovimi i kontratës me producentin Petri Bozo edhe për pesë vite të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›