E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, falimenton banka CIT,nëntë të tjera u mbyllën të premten

 

“CIT Group” Inc, një nga bankat më të vjetra tregtare amerikane me histori 101-vjeçare, që pa financimin e saj të shkretohej nga kriza e kredive, ka falimentuar dje. Banka ka paraqitur letrat për falimentimin në një përpjekje për të shkurtuar 10 miliardë dollarë borxhe, pas një shkëmbimi të dështuar të borxhit nga tatimpaguesit amerikanë. Gabimi ishte nga menaxhimi i parave. CIT ka listuar 71 miliardë dollarë në pasuri dhe 64.9 miliardë dollarë në borxhe në Manhatan. Banka ishte financuese e shtresës së mesme dhe shpreson se fillimi i procesit të falimentimit do të ndihmojë atë të përfitojë nga investimet për tejkalimin e borxheve. Departamenti i Thesarit tha se qeveria ndoshta nuk do mund përftojë shumë, mbase 2.3 miliardë dollarë nga paratë e taksapaguesve që shkuan në CIT. Huadhënësi, i cili ka financuar rreth 1 milion biznese planifikon të kalojë mbrojtjen në gjykatë muajin e ardhshëm, pasi mbajtësit e detyrimeve votuan në favor të një plani “para-paketë”. Falimentimi u rinënshkrua dje. CIT kërkoi konfirmimin e një seance për një plan riorganizimi pas 1 dhjetorit. CIT kërkoi lejen e gjykatës për të marrë hua 500 milionë dollarë nga “Bank of America Corp”, duke thënë se do të mbushte një boshllëk financiar, pasi huadhënësit e tjerë kishin refuzuar t’i jepnin kredite të tjera kësaj banke. Falimentimi i bankave po pason nga një degë në tjetrën, vetëm të premten në SHBA u mbyllën nëntë banka të tjera duke e çuar në 115 numrin e bankave të falimentuara që nga hyrja në recesion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›