FBI, analizë 3 vrasjeve të tjera, komandanti në “arrest shtëpie”
26/01/2012 Ekspertët e SHBA-ve vijojnë analizën. Në gjykatë Prendi, shoferi dhe shefi i IT-së
TIRANË- Teksa Gjykata e Tiranës u komunikonte dje masën “arrest me burg” ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi, shefit të IT-së së kryeministrisë Armando Kasaj dhe shoferit Margarit Kume, ekspertët e FBI-së vizituan Prokurorinë e Tiranës, për t’u konsultuar rreth pjesës së mbetur të ekspertizës për 3 viktimat e tjera që ende mbeten pa autor. Kësisoj, Prendi u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e arrestit, ashtu siç bëri edhe ish-shoferi i tij Kume dhe shefi i IT-së, Kasaj, teksa specialistët e FBI-së ekzaminuan bashkë me kolegët shqiptarë dosjen me vrasjet e Ziver Veizit, Aleks Nikajt dhe Hekuran Dedës.
Ekspertiza e FBI-së
Mesa bëjnë të ditur burimet pranë akuzës së kryeqytetit, dje u diskutua rreth predhës së gjetur në kokën e Aleks Nikajt, predhë e cila është tepër e dëmtuar, por ka ngjashmëri me atë që u gjet në trupin e Faik Myrtajt, për të cilin është përcaktuar edhe arma nga u shkrep, pra pistoleta personale e Prendit. Një ngjashmëri mes dy predhave e bëri të ditur edhe kryeprokurorja Ina Rama gjatë konferencës për shtyp në krah të ambasadorit Arvizu. Kjo predhë i është nënshtruar edhe një ekspertize në Turqi, nga ku u tha se ishte tepër e dëmtuar. Ndërkaq, po analizohen edhe pjesë të tjera të ekspertizës që solli FBI.
Masat në gjykatë
Ndërkaq, për 3 të sapoarrestuarit, Gjykata e Tiranës la në fuqi “arrest shtëpie”, pra të njëjtën masë që kishte dhënë tre ditë më parë. I pari që ka mbërritur në Gjykatë dhe është përballur me gjykatësin Shkëlqim Mustafa, ka qenë përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj, i cili kërkoi që të njihej me akt ekspertimin mbi të cilën Prokuroria ka ngritur akuzën. Pas një konsulte prej 5 minutash avokati i tij deklaroi se klienti i tij nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në serverin e kamerave, pasi sipas avokatit, Kasaj është larguar nga puna në orën 22:30 dhe nuk ka fshirë provat siç pretendon Prokuroria. Avokati tha se klienti i tij ka bërë vetëm një kopjim të një filmimi që nuk ka lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Avokati i shefit të IT të kryeministrisë kërkoi revokimin të masës së sigurisë, por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata. Prokuroria thekson se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet. Më pas u paraqit shoferi Margarit Kume. Përmes avokatit të tij, ai deklaroi se nuk ka asnjë pretendim, por nuk bëri deklaratë tjetër. Prokuroria thotë se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit. Në orën 15:30 para gjyqtarit Mustafa u paraqit ish- komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Avokati i ish-komandantit të Gardës hodhi poshtë akuzat dhe tha se do të ndjekë rrugët e apelimit, por Prendi nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje çështjen. Prokuroria e akuzon se ka konsumuar veprën penale të vrasjes, pasi nga arma e tij janë qitur 11 plumba dhe është vrarë demonstruesi Faik Myrtaj.