E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen në port mbi gjysmë ton drogë, arrestohet një

26/01/2012  Ishin nisur drejt Italisë, gjenden tw fshehura nw një kamioni 621 kg hashash,

DURRES- Sekuestrohen 621 kg lëndë narkotike cannabis sattiva në Portin e Durrësit. Droga ishte e fshehur në një kamion me targa tw Shkodrws, ndërsa menjëherë pas zbulimit të lëndës narkotike është arrestuar dhe drejtuesi i mjetit transportues. Droga mësohet nga burimet zyrtare se ishte e destinuar për tregun italian.

Droga

Pas mesnatës të së martës policia kufitare në portin e Durrësit ka gjetur të fshehur në mjetin tip kamion 621 kg drogë. Policia Kufitare bën me dije se bashkë me sasinë e drogës u arrestua në orën 5.00 të mëngjesit të së mërkurës edhe trafikuesi i saj 33-vjeçari A. Gjoni, banues në Tiranë. Oficerët e antidrogës në Portin e Durrësit arritën ta zbulonin sasinë e drogës të martën rreth orës 22.30, në automjetin kamion tip Renault, me targë SH 0205 E, e drejtuar nga A. Gjoni, i cili do të udhëtonte me një nga tragetet e linjave Durrës-Bari, në Itali. Sipas policisë sasia e Cannabisit u gjet në pjesën fundore të karrocerisë së kamionit, ku u konstatuan 298 pako me bimën narkotike cannabis sattiva. Policia e Durrësit thotë se pesha totale e drogës është rreth 621 kg lëndë narkotike. Për llogari të hetimit u sekuestrua edhe automjeti, dy telefona celularë dhe shumat prej 3.525 Euro e 300.000 lekë. Policia po punon ende për identifikimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike si dhe personave të përfshirë në trafikimin e saj. Substancat narkotike të kapura më datë 9 janar bashkë këtë të sasi e çon në 823 kg kanabis dhe 10,1 kg heroinë, sasinë e drogës të kapur gjatë këtij fillimviti në Portin e Durrësit, ku gjatë tre aksioneve më të fundit janë sekuestruar mbi 1 ton e gjysmë kanabis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›