Filologjiku, hapen studimet e Doktoratuës
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qeveria mori dje vendimin për hapjen e programit të studimeve të ciklit të tretë të doktoratuës në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës në degët Histori dhe Gjeografi. Kështu në degën e Historisë hapen këto studime:
a)Histori, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori”.
HISTORI
b) Arkeologji, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori, me drejtim Arkeologji”.
c) Marrëdhënie Ndërkombëtare, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori, me drejtim Marrëdhënie Ndërkombëtare”.
ç) Trashëgimi Kulturore, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Histori, me drejtim Trashëgimi Kulturore”. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 – 2010. Kohëzgjatja e këtij programi të studimeve të doktoratës është të paktën 3 (tre) vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin akademik 2009-2010, është, si më poshtë vijon: Histori janë 30 kuota; Arkeologji janë 15 kuota; Marrëdhënie Ndërkombëtare janë 30 kuota; Trashëgimi Kulturore janë 15 kuota. Nga kuota e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për këto programe studimi, caktohet 10% për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve.
GJEOGRAFI
Gjithashtu në mbledhjen e djeshme të qeverisë u mor vendimi edhe për çeljen e studimeve të doktoraturës në degën Gjeografi. Në përfundim të këtij programi studimesh lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Gjeografi”. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 – 2010. Kohëzgjatja e këtij programi të studimeve të doktoratës është të paktën 3 (tre) vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin akademik 2009-2010, është 30. Nga kuotat caktohet 10% për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Tarifa e shkollimit, për këto programe studimi të doktoratës është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, i Universitetit të Tiranës.
Universiteti Kristal
Hapen në shkollën e lartë private “Kristal”, Tiranë, programet e studimit të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në: E drejtë Publike; E drejtë Penale; Financë. Këto programe studimi të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet “Diplomë e Nivelit të Dytë (DND)” në degët e mësipërme. Po ashtu çelen edhe programet e studimit të ciklit të tretë, “Master i Nivelit të Dytë (MND)”, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Studime europiane”.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010