Balluku: “Pse nuk duhen rritur kontributet shëndetësore”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Propozimi i bërë pak ditë më parë nga mjekët e QSUT-së, ISKSH dhe Urdhri i Mjekut për rritje të masës së kontributeve shëndetësore, duket se nuk gjen mbështetjen e specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore. Në një prononcim për gazetën “Ballkan” drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku, argumenton se nëse ky propozim do të miratohej do të sillte pasoja negative në skemën e sigurimeve shëndetësore, pasi nuk do të ndikonte në rritjen e numrit të të siguruarve por në uljen e tyre. Në këtë mënyrë do ti jepej krah punës në të zezë dhe uljes së numrit të kontribuesve në skemë.
Specialisti
“Nuk ka kuptim të rritet masa e kontributit për sigurimet shëndetësore në një moment kur politika e skemës së sigurimeve shoqërore po shkon drejt uljes së normës së kontributeve. Madje kjo është shoqëruar me rezultate pozitive në rritjen e numrit të kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Në këtë mënyrë është ulur numri i punonjësve në të zezë. Vitet e fundit (që nga viti 2007) është ulur me 14 % masa e kontributeve në sigurimet shoqëroe si për pronarët ashtu edhe për punonjësit. Edhe nëse spitalet e kanë një ide të tillë ajo nuk mund të zbatohet pa u diskutuar më parë nga grupet e interesit dhe pa analizuar pasojat, pasi do të ulte numrin e të siguruarve. Aktualisht masa e kontributit shëndetësor llogaritet me 3,4 të pagës, ku 1,7 paguhet nga punëdhënësi dhe po 1,7 nga punëmarrësi. Ndërsa masa totale e shumës së derdhur për kontributet e sigurimeve shoqërore është ulur në 27, 9 për qind nga 29 që ka qenë para uljes së 1 majit. Dhe nëse rritet shuma për kontributet shëndetësore atëherë kjo do të përkthehej në një rritje totale të përqindjes së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërorëe së bashku,” argumentoi Naim Balluku, drejtor i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH.
Spitalet
Kryetari Urdhrit të Mjekëve, Dine Abazaj, shefat e pavioneve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana janë shprehur të mendimit se rritja e masës së kontributeve shëndetësore është e domosdoshme për ta çuar përpara sistemin shëndetësor. Sipas tyre qytetarët kërkojnë të marrin gjithçka falas nga shërbimi shëndetësor dhe nuk janë të gatshëm të paguajnë për të. “Rritja e pagesë për sigurimet shëndetësore, do të sillte një përmirësim të shërbimit në spitale, si dhe ulje të korrupsionit", kanë pohuar përfaqësues të Urdhrit të Mjekut. Ndërkohë që për drejtoreshën e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, shërbimi dhe mjekimi në spitale do të përmirësohet ndjeshem, nëse do të rritet jo vetëm numri i kontribuesve, por sasia e parave që derdh çdo qytetar në skemë. Sipas Hanës brenda 2010-ës do të përfundojë vlerësimi i kostos që ka çdo shërbim në spital dhe në vitin 2011 do të punohet për skemën e rivlerësimit të pagave. "Ne këtë vit jemi duke u marrë vetëm me kostot dhe vitin e ardhshëm jemi të përgatitur që të ndryshojmë këtë lloj financimi. Por, do të ketë ndryshim edhe për pagat, të cilat do të jenë të diferencuara", ka pohuar Hana. Përballë kësaj situate ndërmarrja e një nisme të tillë e kërkuar nga spitalet (për të rritur masën e kontributeve të sigurimeve shëndetësore) do të ndikonte negativisht tek qytetarët shqiptarë dhe nuk do të përmirësonte aspak gjendjen e spitaleve.
Ky lajm është publikuar: 29/04/2010