Reagon Sejdiu: Serbia përpiqet të krijojë destabilitet
Prishtinë - Ka qenë i ashpër reagimi i presidentit kosovar Fatmir Sejdiu pas letrës që homologu i tij serb i dërgoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe BE-së, me të cilën akuzohen KFOR-i, EULEX-i dhe UNMIK-u se nuk kanë reaguar me kohë në parandalimin e siç është shprehur ai, sulmit mbi serbët. Kreu i shtetit ka akuzuar Serbinë për përpjekje, për të parandaluar proceset politike dhe për projekte për destabilizim të Kosovës.
Sipas presidentit Sejdiu, Kosova e mirëpret shtrirjen dhe funksionet e misionit evropian për drejtësi dhe polici në gjithë territorin e saj përfshirë edhe rolin e trupave paqeruajtëse.
Presidenti serb ka thënë se autoritetet e Kosovës dhe ekstremistët shqiptarë po përpiqen që me dhunë të provokojnë konflikte me serbët.
Dy grupe shqiptarësh dhe serbësh sërish janë mbledhur mbrëmë në Suhodoll të Mitrovicës, pas një incidenti kur dy makina, një e pronarit shqiptar e tjetra e atij serb, janë dëmtuar nga persona të panjohur.