Finalizohet pakti bërthamor SHBA-Rusi?
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, deklaroi sot se SHBA-ja dhe Rusia deri në fund të vitit do të kenë para vetës për miratim marrëveshjen, për zëvendësimin e Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore, kumtesë kjo e cila u bë në fund të samitit të tij me udhëheqësit e Azisë dhe të Paqësorit.
Edhe pse kumtoi përparimin në fushën e negociatave për kontrollin e armatimit me Rusinë pjesë kjo e agjendës së Obamës për të avancuar çarmatosjen bërthamore, presidenti amerikan dhe udhëheqësit tjerë vëmendjen e tyre e përqendruan në problemin e ndryshimeve klimatike.
Ata diskutuan për marrëveshjen e kompromisit, gjatë takimit të 192 shteteve të botës, i cili do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Kopenhagë, duke pranuar në mënyrë indirekte se ky takim nuk do të prodhojë një Traktat të ri global, për të reduktuar emetimin e karbonit, i cili po ngrohë planetin tonë.
Në fund të vizitës së tij dyditore në Singapor, Obama gjithashtu mori pjesë edhe në samitin e 10 udhëheqësve të shteteve të Azisë Juglindore, të cilët e përbëjnë grupin e ASEAN-it. Obama në këtë mënyrë u bë presidenti i parë amerikan, i cili mori pjesë në një takim, në të cilin ishin të pranishëm edhe udhëheqësit e Mianmarit.
Më pas, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, theksoi se Obama pjesëmarrësve në takim, përfshirë këtu edhe kryesuesin e Mianmarit, gjeneralin Thein Sein, se qeveria e tij duhet të lirojë aktivisten për demokraci dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe, San Suu Kyi, si dhe të gjithë të burgosurit tjerë politik.
Gjatë turneut të Obamës në Azi u diskutuan shumë çështje të rëndësishme, siç janë ndryshimet klimatike, çarmatimi bërthamor dhe kriza ekonomike. Gjatë kësaj vizite, Obama ka lavdëruar dhe ka tentuar të afrojë edhe Kinën, me qëllim që edhe Pekini të ndajë barrën, në përpjekjet për menaxhimin e sfidave globale.
Presidenti amerikan nesër do të qëndrojë për vizitë në Shanghai, ku do të mbajë një fjalim para studentëve të disa universiteteve dhe tiu përgjigjet pyetjeve të tyre.
Obama dhe presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, u takuan në margjina të samitit të shteteve të APEC-ut, për të kumtuar më pas përparimin mjaft të mirë në negociatat për arritjen e një marrëveshje të re, e cila do të zëvendësonte traktatin për armatim bërthamor, START, i cili skadon më 5 dhjetor.
Obama theksoi se me Medvedevin ka biseduar për marrëveshjen pasuese të traktatit START, të nënshkruar në vitin 1991 dhe lavdëroi përparimin e mrekullueshëm, i cili është arritur gjatë muajve të kaluar.
Jam i bindur se nëse e vazhdojmë punën me ndjenjën e urgjencës, ne do të jemi në gjendje ta kompletojmë këtë, tha Obama, i cili shtoi se megjithatë duhet të zgjidhën disa çështje teknike.
Medvedev theksoi se shpreson se negociatorët do të jenë në gjendje që ta finalizojnë tekstin e dokumentit deri në dhjetor.
Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se SHBA-ja dhe Rusia tashmë kanë arritur pajtimin në lidhje me shumë pika të traktatit të ri, i cili do të mund të nënshkruhej gjatë vizitës së Obamës në Europë, në fillim të dhjetorit, për të pranuar çmimin Nobel për paqe.
Mbeti e paqartë se a do ta shfrytëzojë Obama të njëjtin udhëtim në Europë, për të marrë pjesë në samitin për klimë në Kopenhagë.
Gjatë vizitës në Singapor, Obama u angazhua edhe për shtimin e trysnisë ndaj Iranit. Pas takimit me Medvedevin, Obama tha se sa i përket kësaj çështje, koha po ecën dhe se nuk ka më shumë kohë në dispozicion.
Për fat të keq, Irani deri me tani duket se nuk ka qenë i aftë që të thotë po, në lidhje me propozimin për ri-procesimin e uraniumit, tha Obama.