E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja do të jetë Real Madrid – Barcelona

Legjenda braziliane Ronaldo beson se finalja e sivjetme në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet mes dy ish skuadrave të tij, Real Madridit dhe Barcelonës.

Gjiganti katalan do të takohet në gjysmëfinale me Chelsean kurse Reali përballet me Bayern Munichun. Megjithatë, Ronaldo beson se dy gjigantët e La Ligas do të kalojnë në finalen e Munichut më 19 maj.

“Spanja është duke vuajtur nga kriza ekonomike por Reali dhe Barcelona janë në nivel shumë më të lartë se të tjerët. Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë mes tyre”, deklaroi Ronaldo për ESPN Brazil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›