Seria më negative e Liverpoolit

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka pranuar se nuk i kujtohet një seri më negative se kjo e tanishmja prej gjashtë humbjeve nga shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.
“Nuk e di se kam përjetuar një seri si kjo. Nuk më kujtohet diçka e tillë si menaxher ose futbollist e madje edhe si tifoz. Dikush më ka thënë se ky është bilanci më i dobët nga 1953, por nuk jam aq i vjetër të kujtoj atë kohë”, deklaroi Dalglish për BBC Sport.
Humbja 2-0 nga Newcastle United të dielën ishte disfata e 11-të e Liverpoolit pas 31 xhirosh në Premierligë.