Kontratë e re për Kagawan

Mesfushori ofensiv i Borussia Dortmundit, Shinji Kagawa do të vazhdojë kontratën e tij me kampionin në fuqi të Bundesligës.
Marrëveshja e tanishme e yllit japonez me Dortmundin do të skadojë në qershor 2013, por presidenti i klubit, Hans-Joachim Watzke, ka njoftuar se 23 vjeçari do të vazhdojë qëndrimin e tij në Westfalenstadion.
“Kemi biseduar me Shinjin dhe i kemi bërë një ofertë. Ai ka mjaft kohë të mendojë dhe të përgjigjet. Besoj se do të vazhdojë me ne”, deklaroi Watzke për të përditshmen gjermane Bild.