Owen nuk e braktis Premierligën

Sulmuesi Michael Owen ka bërë të ditur se do të qëndrojë në Premierligë edhe nëse largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, pasi dëshiron të përfundojë karrierën në nivelin më të lartë.
32 vjeçari do të jetë futbollist i lirë gjatë verës dhe pret të kuptojë nëse do të mbetet pjesë e planeve të gjigantit nga Old Trafford për edicionin e ardhshëm. Por, në rast të largimit nga klubi, ai ka treguar se do të mbetet në Angli.
“Do të luaj përderisa jam i kërkuar. Në rast se duhet të largohem nga United, nuk do të braktis Premierligën”, deklaroi Owen për The Sun.