Fëmijët e Terryt me fanella të Messit

Qendërmbrojtësit të Chelseas, John Terry mund ti dalë një telashe me fëmijët e tij pas përballjes me Barcelonën dhe Lionel Messin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Binjakët pesë vjeç të Terryt, Georgie dhe Summer adhurojnë yllin argjentinas, Messi.
“Për mua, Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë. Është kënaqësi të përballem me të. Fëmijët e mi e adhurojnë. Ata të dy kanë fanella të Barcelonës me emrin e tij dhe u pëlqen se kam ndërruar fanellat me të në një prej përballjeve tona të kaluara”, deklaroi Terry për The Sun.