E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santa Cruz kërkon qëndrim në Betis

Sulmuesi i Manchester Cityt, Roque Santa Cruz shpreson të shndërrojë huazimin e tij në Real Betis në qëndrim afatgjatë.

30 vjeçari iu bashkua Cityt nga Blackburn për 17.5 milionë funte më 2009, por mundësitë e tij u kufizuan prej kur Roberto Mancini zëvendësoi Mark Hughesin. Verën e kaluar ai kaloi në Betis në formë huazimi për një vit dhe deri më tani ka shënuar gjashtë gola në La Liga. Santa Cruz ka konfirmuar se do të dëshironte të mbetej në klub.

“Gjithçka është e qartë. City do të vendosë për të ardhmen time, por mua do të më pëlqente të mbetesha këtu”, deklaroi ai për Punto Radio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›