Friedel vazhdon të luajë

Portieri i Tottenhamit, Brad Friedel nuk planifikon të pensionohet dhe shpreson të vazhdojë të luajë për sa më gjatë që është e mundur.
Amerikani mbush 41 vjet në maj, por vazhdon të bëjë paraqitje të mira për skuadrën nga White Hart Lane. Friedel ka njoftuar se planifikon të luajë për aq sa kërkohet.
“Sa gjatë mund të luaj? Derisa asnjë menaxher në botë nuk më dëshiron në skuadrën e tij”, deklaroi Friedel për të përditshmen britanike The Times. Friedel erdhi në Tottenham më 2011 nga Aston Villa.