E Shtunë, 31 Tetor 2026

TK anëtar i Teatrit Evropian

Tiranë - Teatri Kombëtar Shqiptar është bërë pjesë e Teatrit Evropian Konvencional si shumë teatro të tjerë evropianë. TK është bërë anëtar me të drejta të plota pas votimit unanim që u bë gjatë një veprimtarie të mbajtur në Dresden të Gjermanisë.

Akti i pranimit u nënshkrua nga presidenti i këtij unioni, zoti Jean-Claude Berutti, dhe Zoti Kristaq A. Skrami, drejtor i përgjithshëm i TK-së.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, drejtori i TK-së, Kristaq Skrami, është shprehur se, “përfshirja e Teatrit Kombëtar në familjen tonë evropiane na zgjeron dimensionet e vështrimit e të njohjes".

"Teatri Kombëtar Shqiptar, me përvojën dhe identitetin e tij origjinal, i bashkohet denjësisht kësaj familjeje të madhe artistike evropiane, e cila ruan dhe respekton identitetin artistik të çdo kombi”, theksoi Skrami.

Ky union, i themeluar në vitin 1988, është një organizëm aktiv ku janë anëtarësuar 40 teatro kombëtare dhe historikë nga 22 shtete evropiane. Më poshtë do të radhisim anëtarët e Teatrit Evropian Konvencional

Shqipëri

– Teatri Kombëtar Shqiptar

Bjellorusi

-Teatri Svobodnyi / Theatre libre de Minsk

Belgjike

-Teatri Kombetar i Komunes Ëallonie Bruksel
-Teatri de la Place

Kroaci

-(Hrvatsko Narodno Kazaliste Ivana pl.Zajca Rijeka)
-Teatri Kombetar Kroat ( Split)
-Zagrebacko Kasaliste Mladih ( Zagrep)

Qipro

-Organizata e Teatrit Qipro (Nicosia)

Finlande

-Helsink Kaupunginteatteri ( Helsink )

France

-Teatri Kombetar ( Nice )
-Teatri de l’Est Parisien (Paris)
-CDN- Comedie de Saint-Etienne (Saint-Etienne)
-CDN-Comedie de Valence ( Valence )

Gjermani

-Teatri / an der Parkaue ( Berlin)
-“Staatsschauspiel” Dresden
-Teatri Thalia Hamburg
-Teatri i Orkestres Filarmonike (Heidelberg)
-Schauspiel (Këln)
-Teatri Shteteror (Shtutgart)
-Hessiches Staatstheater Weisbaden

Greqi

-Piramatiki Skini tis Technis – Amalia Teater ( Selanik)

Itali

-Fondacioni Teatri (dy) Parma

Lituani

-Lietuvos Teatri Kombetar i Drames (Vilnius)

Luksenburg

-Teatri de la Ville d’Esch
-Teatri des Capucins ( Lugsenburg)

Mali i Zi

-Teatri Kombetar Montenegrin ( Podgorice)

Norvegji

-Det Norske Teater (Oslo)

Poloni

-Teatri Nowy im. Tadeusza Lomnickiego (Poznan)

Rumani

-Teatri Kombetar “Marin Sorescu” ( Kriove)

Serbi

-Srpsko narodno Pozoriste ( Novi Sad)

Sllovaki

-Slovenske Narodne Divadlo ( Bratislave)

Slloveni

-Slovensko mladinsko gledalisce ( Lubjana)
-Slovensko narodno gledalisce ( Nova Gorica)

Zvicer

-Comedie de Geneve ( Gjeneve)
-Theatre des Osses – Centre dramatique fribourgeois ( Givisiez)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›