E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja e Championsit 2014, në Lisbonë

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2014 do të luhet në Lisbonë të Portugalisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Ky eveniment, këtë vit do të mbahet në stadiumin ‘Allianz Arena’ të Munichut, në Gjermani.

Fitues aktual i këtij evenimenti është Barcelona. Kurse, finalja e Europa League në vitin 2014, respektivisht pas dy vjetësh, do të luhet në qytetin Torino të Italisë, në Juventus Stadium.

Fitues aktual i këtij evenimenti, i cili deri para pak vitesh quhej Kupa UEFA, është klubi portugez, Porto. Ndërkohë, UEFA ka bërë të ditur se Kampionati Evropian 2015, në grupmoshën U-21 do të mbahet në Republikën e Çekisë, kurse Evropiani 2016 në futboll të vogël (futsall) do të luhet në Beograd të Serbisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›