Finalja e Kupes “Arben Minga”

Ditën e premte, në orën 20.00 në Kompleksin Sportiv Alidemi, zhvillohet finalja e Kupës "Arben Minga" për institucionet në minifutboll. Ky turne zhvillohet në nderim të një prej figurave më të mëdha të futbollit dhe sportit shqiptar. Në finalen e turneut do të jetë përballë njëra-tjetrës kompanitë Procredit Bank dhe Erklo Shpk.
Gjatë këtij turneu morrën pjesë 12 ekipe, ku vec skuadrave finaliste ishin edhe ekipet e Vila Gold, Ferlat, FILA, Casa Italia, Austria, Aurora, Deka, MediaSport, Eagle Mobile dhe Ambasadës Turke.
Për skuadrën që do të arrijë të jetë fituese e turneut të minifutbollit për kompanitë dhe bizneset "Arben Minga" është vënë shuma prej 2 mijë dollarësh nga drejtuesit e klubit sportiv AliDemi. Ndëkrohë që në shumën prej 1 mijë dollarësh vlerësohet vendi i dytë. Aktiviteti nis në orën 20.00 ndërkohë rreth orës 21.10 do të jetë dhe ndarja e cmimeve. Në fund të aktivitetit do të ketë dhe një banket për mediat.