Dëmtohet Shnajder, Holanda në alarm

Mesfushori i Holandës, Uesli Shnajder u dëmtua gjatë stërvitjes me ekipin e tij. Sipas televizionit holandez "No", lojtari i Realit të Madridit e la stërvitjen duke caluar. Holanda do të luajë kundër Italisë, të hënën në mbrëmje në Bernë. Shnajder është një nga lojtarët kyc në mesfushën e Van Bastenit. Shnajder njihet për pasin e artë të topit dhe është një specialist në goditjet e lira.