Goditi gazetarin, Eto kërkon falje publike

Samuel Eto, tashmë i penduar, i ka kërkuar falje publike në televizionin kamerunas gazetarit ndaj të cilit përdori dhunë. Sulmuesi i Barcelonës u denoncua nga një reporter, i cili bëri të ditur gjithë botës se ishte goditur nga lojtari i kamerunas. Eto, sipas mediave spanjolle rrezikonte pesë vjet burg dhe një gjobë të majme.