E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili: Duka po “fut hundët” te Tirana

Nga Leonard Karaj
I qartë dhe i drejtpërdrejtë, ky është refik Halili në verionin president i Tiranës. I kamufluar dicka më shumë jo vetëm nga merkatoja, zërat për trajnerin e ri por edhe për disa shkrime në dy të përditshme sportive shqiptare Halili ka shpërthyer ndaj atij që ai e quan "fajtori" Nr.1, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. "Kam lexuar disa shkrime në media e shkruara në të cilat thuhet se një prej donatorëve do të largohet nga Tirana. Një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Normalisht unë e di se autori i këtyre shkrimeve nuk mund të jetë vecse kreu i FSHF-së Duka i cili kërkon të krijojë përreth klubit të Tiranës një atmosferë aspak pozitive dhe acaruese", ka thënë Halili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›