E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo: “Europiani, më i vështirë së Botërori”

Mesfushori i Italisë, Xhenaro Gatuzo, synon që pas fitimit të Kampionatit Botëror të varë edhe medaljen e kampionit të Europës. "Ne do t'ia arrijmë dukë ngrënë thikën me dhëmbë", -theksoi ylli i Milanit. "Kampionati Europian është më i vështirë se Botërori", - jep opinionin e tij 30-vjecari në "Casa Azurri" në Obervaltersdorf të Zvicrës. Mesfushori i fuqishëm është i njohur për fjalët e tij të qarta. "Ne patëm edhe fat në Gjermani 2006", - tha Rino, i cili ka veshur 57-herë fanellën e Italisë.
Gatuzo pohon se nuk ka një ndryshim të madh midis trajnërve Marcelo Lipi dhe Roberto Donadoni. "Të dy trajnerët janë të ngjashëm në metodën e punës. Unë kam parë sërish të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror. Ne kemi pasur në cdo ndeshje momente kritike, në të cilat edhe mund të kishim humbur ndeshjen", - theksoi Gatuzo, i cili shpreson se Italia e tij do të fitojë titullin e dytë në Europë, pas triumfit në vitin 1968.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›