E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lideri perfekt, Balaku më i mirë i të gjitha kohërave

Flamuj, shtiza dhe kapele kanë mbushur koridoret ku është grumbulluar Kombëtarja gjermane. Të gjitha lëvizjet kanë një orar. Kush e shkel, është i bindur se në fund të Europianit do të njihet edhe me fletën e gjobës. Gjithcka është në kuadrin e disiplinës së rreptë gjermane. Ky ekip ka një shef. Dhe ky quhet Mikael Balak.
Bosi mungoi thuajse një vit. Mga marsi i vitit 2007 (2-1 fitore kundër Cekisë) dhe shkurtit 2008 (3-0, fitore kundër Ausrtisë) Balak nuk luajti për Gjermaninë. E gjithë kjo kohë i shërbeu numrit 13 për rikuperimin e tij, me udhëtime të pafundme mga klubi i tij Celsi, te mjeku i Kombëtares së Gjermanisë.
"Nuk kam qenë kurrë fizikisht si tani përpara një kampionati", - thotë Balak. "Mikael është fizikisht kaë i fortë sa kurrë më parë", - shton jo pa krenari e respekt trajneri Joakim Lëv. Trajneri i Gjermanisë thotë se ai ka në dispozicion Balakun më të mirë të gjitha kohërave. "Dhe në turneun më të nxehtë të gjitha kohërave', - nuk harron të shtojë ish-ndihmësi i Jurgen Klinsmanit në Kampionatin Botëror 2006, të zhvilluar pikërisht në Gjermani. Balak po bëhet një Lotar Mateus i dytë, si ai që e bëri Gjermaninë kampion bote në vitin 1990. Por është edhe i përzjerë me pak Rudi Fëler, Matias Zamer apo Jurgen Klinsman. Që të gjithë me tituj të fituar. Lojtarë të tillë si Lukas Podolski apo David Odonkor e pëlqejnë cilësinë e udhëheqjes së tij, që është e fuqishme dhe ashpër, por kurrë arrogante. Dhe kanë të drejtë. Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarë të mëdhënj. Asnjë ekip nuk ka një lojtar si Mikael Balak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›