Të gjithë kundër topit Adidas

Pas portierit të Kombëtares gjermane, Jens Lehman edhe mbrojtësi Filip Lahm u ankua për topin zyrtar të Kampionatit Europian. "Topi vibron, këtë mund ta them edhe unë si lojtar", - tha Lahm. Topi është prodhuar nga kompania e njohur gjermane "Adidas', që prodhoi sferën pas dy vitesh kërkime, duke i dhënë një strukturë të re. "Kur topi vjen nga një goditje diagonale, dallohet shumë qartë që ai vibron. Për në si lojtarë është shumë i vështirë të kontrollohet Për portierin ky mund të jetë një ndryshim i vogël".
Portieri Lehman tha: "Duhet të jesh shumë guximtar, nëse do të përpiqesh të ndalosh topin. Mund të pësosh gola më këtë top, që më parë nuk kanë ndodhur kurrë".