Finalja e Ligës së Kampionëve, në mbrëmuje përballja Bayern- Inter

Santiago Bernabeu dorëzon trofeun e Ligës së Kampioneve dhe Bayern Mynih e Inter janë në ndjekje të ëndërrës për suksesin e trefishtë sezonal. Dy formacionet – fitues në kampionat dhe Kupë në vendet e tyre – kërkojnë tashmë historinë. Bavarezët nuk do të kenë Frank Ribery të skualifikuar.
Mungesë që peshon në zgjedhjet e Luis Van Gaal, që duket se ka ndërmend të aktivizojë Altintop në të majtë, duke besuar gjithnjë në gjenialitetin e Arjen Robben. Mourinho ka vetëm Tiago Motta të skualifikuar, ndërsa Cordoba e Santon janë stërvitur të diferencuar.
Megjithatë dyshimi i vetëm për portugezin, duket krahu i djathtë i sulmit ku Pandev dhe Balotelli janë në balotazh. Italianët e kanë fituar dy herë Champions në vitet 1964 dhe 65, ndërsa finalja e fundit i takon vitit 1972.
Bilanc më pozitiv europian për Bayern Mynih – 4 herë fitues, e fundit nga të cilat në vitin 2001. Sfida në Santiago Bernabeu, për finalen e Champions, është e pesta përballje europiane mes Inter dhe Bayern Mynih.
Precedentët janë në favor të bavarezëve, me dy fitore, një barazim dhe një humbje. Gjithësesi i vetmi sukses i zikaltërve në 1988, në turin e tretë të Kupës Uefa, 0-2, por që u përmbys në kthim.
Nga suksesi i fundit i gjermanëve në 2007, kanë kaluar 3 vjet përpara se rrugët e dy klubeve të kryqëzohen përsëri, e këtë herë arena do të jetë Bernabeu dhe cmimi – trofeu më i rëndësishëm europian.
Eno Skarço