Rome kualifikohet Federer dhe Nadal

Roxher Federer ka mposhtur ish-numrin 1 të botës, Huan Karlos Ferrero në tre sete, me rezultatin 6-2 5-7 6-1 dhe është kualifikuar në çerekfinalet e turneut “Italian Open”.
Federer fitoi setin e parë dhe i rezistoi rikthimit në lojë të spanjollit në setin e dytë, megjithatë në setin final ai regjistroi një fitore bindëse dhe tashmë do të përballet me mikun e tij Andreas Sepi për një vend në gjysmëfinale.
Ndërkohë, kualifikimi mes tetë finalistëve ka qenë më i lehtë për Rafael Nadal, që nuk hasi asnjë vështirësi përballë bashkëkombasit spanjoll Marsel Granojers, duke e mbyllur sfidën në dy sete me shifrat 6-1 6-1.
Nadal I mjaftoi vetëm një orë e 28 minuta lojë për të siguruar një vend në çerekfinale, ku tashmë do të luajë përballë çekut Tomas Berdish, I cili fitoi duelin e Almagron.
E papritura në Romë erdhi nga eliminimi i Endi Mërrej. Britaniku fitoi setin e parë me rezultatin 7-6 përballë Riçard Gaske, por francezi arriti të përmbyste rezultatin dhe triumfoi në setin e tretë.
Ky eliminim konfirmon momentin jo të mirë të numrit 4 në botë për meshkuj, që vazhdon të vuajë prej një dëmtimi në shpinë dhe ky problem ndikoi në eliminimin e tij pas duelit që zgjati afro 3 orë.