E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletike Asafa Pauell

Sprintieri xhamajkan, Asafa Pauëll ka deklaruar nga Shangai ku merr pjesë në “Diamond League” se nuk ka asnjë dyshim për kualifikimin në Lojërat Olimpike të Londrës.

“As që nuk e mendoj të mbetem jashtë olimpiadës. Kam besim te potenciali im dhe jam I sigurt që do të zbres në pistë për të bërë atë që di më mirë. Të gjithë rivalët do ta kenë të vështirë të më kapin në vijën e finishit, pasi nuk ka dyshim që unë jam më I miri në start”

Komentet e Pauëll kanë ardhur vetëm një javë pasi ai u mposht në garën e 100 metrave nga amerikani Xhastin Garlin në raundin e “Diamond League” të zhvilluar në Doha.

Xhamajkani kryesoi pjesën më të madhe të asaj gare, por ai arriti në finisht vetëm një të qindtat e sekondit pas Gatlin, I cili regjistroi kohën 9 sekonda e 87 të qindtat.

Pauëll theksoi gjithashtu se për të triumfuar në “Londër 2012” është shumë e rëndësishme që të paraqitet në këtë aktivitet në gjendje të mirë psikologjike. “Nëse paraqitem në garë në formën më të mirë, do të jem unë fitues në Olimpiadë”, shtoi mes të tjerave 29-vjeçari.

Pauëll beson se mund ta frenojë kronometrin në kohë 9 sekonda e 7 të dhjetat në Lojërat Olimpike. Ai ka qenë rekordmen bote në garën e 100 metrave deri në maj të vitit 2008, përpara se xhamajkani tjetër, Usain Bolt të vendoste një tjetër primat me kohën 9 sekonda e 58 të qindtat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›