E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeni parashikon Bajernin

Dikur ishte oktapodi Paul që bëri parashikime për Kupën e Botës të dy viteve më parë në Afrikën e Jugut. Këtë herë kemi një qen të quajtur Sisi që parashikon finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në “Alianc Arena” të Mynihut me Bajernit dhe Çelsit.
Edhe ky Sisi është gjerman, ashtu si oktapodi Paul dhe parashikimi i tij ia jep kupën skuadrës bavareze. i zoti i qenit, Verner Valdhuter vendosi para kafshës së tij dy sfera me ushqim, ku ishte shkruar emri i Bajernit dhe emri i Çelsit.
Dhe Sisi vrapoi dhe zgjodhi atë sferë që ishte me emrin e Bajernit. Ky qen është i racës Dahs hund, por për shkak të trupit të zgjatur ky lloj quhet Qen Sallam.
I zoti i tij, Valdhuter, thotë se “ky është një parashikimi i saktë dhe shpresojmë që ndeshja të përfundojë në këtë mënyrë”. Më pas ai sqaron se nuk pati shumë stërvitje për qenin në këtë ushtrim, veçse Sisi ishte pak nervoz.
Tani mbetet që parashikimi i tij të dalë në praktikë, ashtu si parashikimet e Paulit, i cili gjeti edhe humbjen e Gjermanisë së tij në gjysmëfinale ndaj Spanjës në Botërorin e vitit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›